web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

LSI sulmon sërish Ramën/I kërkon të shpallë urgjent gjendjen e jashtëzakonshme

6 Gusht 2017, 08:26, Aktualitet CNA

Ish kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, aktualisht kreu i grupit parlamentar i kësaj force politike ka reaguar sërisht në lidhje me situatën e zjarreve në vend.

Vasili në një postim në rrjetet sociale, teksa e ka quajtur Ramën, kryeministrin turist të vendit, i ka kërkuar që të shpallë menjëherë gjendjen e jashtëzakonshme, ashtu siç ka bërë edhe Maqedonia.

Më poshtë statusi i plotë i Petrit Vasilit:

Maqedonia shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të situatës së rëndë me zjarret. Kryeministri turist bën qejf sa ngopet në pushime. Ndërkohe zjarri shkreton qindra ha pyje të çmuara qindravjeçare në Llogora e gjithandej nëpër Shqipëri.
Gjendjen e jashtëzakonshme nuk e shpall kryeministri turist se nuk i dhemb që vendi digjet, ndërsa maqedonasit e duan vendin e tyre.
E kam thënë që kryeministri turist iku dikur, pastaj erdhi dhe përsëri do iki duke na e lënë:
Shqipërinë të djegur të tjerat….do t’i marrë sigurisht me vete dhe për vete…./CityNews





Lajmet e fundit nga