web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Presidenti Meta takon zv. kryeministren e Bullgarisë/ Vlerësohet mundësia e hapjes së negociatave të anëtarësimit në BE

26 Korrik 2017, 10:13, Aktualitet CNA

President i Republikës ka vazhduar takimet me zyrtarë dhe personalitete të huaj vetëm pak ditë pas marrjes së detyrës. Zëvendëskryeministrja për Reformën Gjyqësore dhe Ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Ekaterian Zaharieva, po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë, ndërkohë që u prit sot nga presidenti Ilir Meta në një takim të veçantë

Presidenti Meta dhe Zëvendëskryeministrja Zaharieva ndanë të njëjtën pikëpamje për nxitjen e mëtejshme të shkëmbimeve ekonomiko-tregtare dhe rrugën e projekteve të përbashkëta rajonale zhvillimore, duke vënë në dukje se Bullgaria është një partnere e qëndrueshme e Shqipërisë.

Presidenti Meta nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve në kuadër të nismave dhe organizatave rajonale në funksion të qëndrueshmërisë, zhvillimit dhe orientimit euro-atlantik të vendeve të Ballkanit Perëndimor, pasi përshëndeti edhe rolin e Bullgarisë në marrëdhëniet e mira fqinjësore.

Presidenti Meta dhe Zëvendëskryeministrja Zaharieva vlerësuan se vendet tona reflektojnë vlerat pozitive të angazhimit demokratik në skenën rajonale, evropiane dhe ndërkombëtare.

Një tjetër pikë e rëndësishme që u prek nga Meta ishte edhe rëndësia e mbështetjes nga ana e Bullgarisë për procesin e liberalizimit të vizave të Kosovës me Bashkimin Evropian si dhe anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare si UNESCO-ja, INTERPOL-i, EUROPOL-i, etj.

Duke pasur parasysh qëndrimin e qartë për ripërtëritjen e politikës së zgjerimit si një përparësi e presidencës së ardhshme bullgare të BE-së në gjysmën e parë të 2018-s, presidenti i vendit tonë  shprehu besimin në mbështetjen e fuqishme të Bullgarisë për mundësinë e hapjes së negociatave të anëtarësimit të vendit tonë në familjen evropiane.

Kreu i Shtetit Shqiptar dhe Zëvendëskryeministrja Zaharieva ndanë pikëpamje të njëjta mbi rëndësinë e reformës në drejtësi dhe implementimin e saj për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të institucioneve./CityNews





Lajmet e fundit nga