web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

LSI i jep ultimatum Veliajt/Votën për të rritur çmimin e ujit do ta japim vetëm nëse...

26 Korrik 2017, 12:25, Aktualitet CNA

LSI nëpërmjet një konference për shtyp ka paralajmëruar kryebashkiakun Veliaj se do ta votojë kundër rritjes së çmimit të ujit në Tiranë, nëse ai nuk plotëson disa kërkesa.

Këshilltarja e LSI-së, Erjona Xhixho tha se LSI do t?i bashkohet PS për çmimin e ujit të pijshëm nëse Veliaj i realizon 3 pika.

?Votën tonë sot në këshillin bashkiak të Tiranës, në bazë të realizimit të këtyre pikave:

Të merren masa për prerjen e lidhjeve të paligjshme që u bëhen disa bizneseve klienteliste

Të përjashtohen nga rritja e çmimit të ujit të pijshëm pensionistët dhe familjet në nevojë.

Të vendosen çmime diferenciale për bizneset, që tarifat të jenë të ndryshime për fabrikat dhe baret.

Sa i përket koncesioneve të shkollave, ne jemi kundër çdo koncesioni. Nëse nuk reflektohen këto vendime, atëherë nuk e japim votën?, tha Xhixho.

Pra nëse Partia Demokratike dhe LSI bashkojnë votat bashkë, atëherë nisma e PS nuk kalon./CityNews





Lajmet e fundit nga