web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Arsyet e grindjeve të çifteve gjatë pushimeve

26 Korrik 2017, 19:01, Lifestyle CNA

Ok e pranojmë, se pushime për zënkat në çift nuk mund të ketë kurrsesi.

Edhe pse mund ta kemi ndarë mendjen se do ikim me pushime, për t?u larguar nga stresi i përditshmërisë dhe për të përjetuar disa momente të paqta me partnerin, po jo nuk ndodh.

Është e pamundur që të shkosh me pushime dhe të mos zihesh me të për disa arsye:

Konsumimi i shumtë i alkoolit

Atmosfera e pushimeve ndikon shumë në konsumimin e tepërt të alkoolit, madje ka raste kur pirja e birrës, verës, apo e pijeve të tjera, shndërrohet në një ?konkurs? apo ?garë? me fitues atë më të dehurin! Në këto kushte, grindja mes çifteve është ?pas shpine?!

Argëtimi në bar nën shoqëri të mirë

Një gjë është kalimi i pak orëve me miqtë larg partneres gjatë pushimeve dhe një gjë tjetër është koha e kaluar me një grup të panjohur njerëzish, por me shumë humor, e për më tepër me vajza apo djem shumë të bukur! Padyshim se një situatë e tillë do të shkaktonte xhelozi mes çiftit e për rrjedhojë, edhe grindje!

Shpenzimi i parave në mënyrë të pakontrolluar

Është më mirë që para se të niseni me pushime, të llogarisni një buxhet të caktuar për t?u respektuar nga të dyja palët. Sepse përndryshe, shpenzimi i parave në mënyrë të pakontrolluar, do të bëhej shkak për grindje, e veçanërisht nëse një nga të dy shpenzimet i bën vetëm.

Vështrimi i të tjerave

Që sytë e mashkullit kanë tendencë të shikojnë femra të ndryshme, kjo është një gjë e cila dihet, por problemi fillon kur ai kapet në flagrancë nga sytë e partneres. Ka shumë mundësi që në këtë rast pushimet të marrin fund.

Zgjedhja e një destinacioni që nuk pëlqehet nga të dyja palët

Ndoshta është viti juaj për të bërë zgjedhjen e vendit se ku do t?i kaloni pushimet dhe ajo duhet ta pranojë zgjedhjen tuaj sikundër ju pranuat të sajën vitin e shkuar. Por nëse ju zgjidhni një vend të cilin ajo e urren, atëherë çështja bëhet më e vështirë duke kaluar edhe në grindje.

Përgatitja e valixheve

Një tjetër arsye e grindjeve në çift bëhen valixhet e sidomos sasia e rrobave të cilat vendosen në to. Padyshim se partnerja juaj është ajo e cila asnjëherë nuk mjaftohet me rrobat të cilat do t?i marrë me vete gjatë pushimeve. Kjo mbase për ju bëhet shkak nervozizmi e për pasojë fillon dhe grindja!

Ankesat

Ka nga ato çifte të cilët nuk e ?flenë? mendjen as kur janë me pushime duke ?përfituar? nga rasti e duke shpërthyer me ankesa të papara. Për punën, familjen e deri te miqtë?asgjë nuk mund ta ndalë partnerin apo partneren e pakënaqur!

Mirëprisni çdo propozim të tjetrit

Ndarja e pushimeve së bashku do të thotë pashmangshmërisht zgjedhje e përbashkët e vendeve për t?u vizituar dhe e aktiviteteve për t?u bërë. Por edhe momentet e qetësimit në vetmi, janë një zgjedhje e përbashkët. Ndaj është e nevojshme të mirëkuptoheni! /CityNews





Lajmet e fundit nga