"E ka fituar dhe një prej kumbarëve të qeverisë në takimin e Arubës"/ Këlliçi: Të anulohet procedura për Milot–Balldren
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është sh...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është sh...
“Fitorja e Lulzim Bashës dihej dhe pritej. Merita jo e vogël e sfidantit Eduard Selami ishte se i dha disa nota interesante një fushate që dukej e orientuar nga ana burokratike dhe politike, drejt një fitoreje formale të Lulzim Bashës. Por nga ana tjetër, i dha kundërshtarit edhe legjitimitetin elektoral, që një grup jo i vogël ish-drejtuesish të lartë demokratë po mundohen t?ja heqin”. Kjo është fraza hapëse e komentit, me autor Skënder Minxozin, publikuar në “Java”, që reket të analizojë sfidat që e presin Lulzim Bashën, e rikonfirmuar për të qenë edhe për një 4 vjeçar tjetër në krye të PD-së.
Në vijim Minxhozi analizon:
“Sonte Basha ka dalë më në fund nga ?vetëngrirja? hipokrite post-elektorale dhe mund ta quajë veten edhe një herë kryetar zyrtar të Partisë Demokratike. Ai rigjen një në zyrën e tij të kryetarit, një parti më të ndarë se kurrë dhe një katërvjeçar delikat prej opozitari, që mund të çojë edhe në zhdukjen graduale të PD nga skena, nëse menaxhohet ashtu siç Basha menaxhoi zgjedhjet e 25 qershorit.
Ka për të qenë një sfidë shumë e koklavitur për Lulzim Bashën, që të shmangë një frakturë të ngjashme edhe brenda PD-së së sotme. Tonet luftarake të Patozit, Topallit, Bregut, Imamit, Bodes e Mustafait, janë në fakt pasqyra alarmante e një partie që në shumicë nuk beson më tek kryetari i saj. Madje që para se ai të rizgjidhet në postin e tij me një proces votimi që duket i pilotuar dhe me integritet të cënuar. A do të ketë një parti të re të djathtë pas 22 korrikut, një fraksion anti-Bashë, kur kutitë e votimit të formalizojnë mandatin e ri katërvjeçar të Bashës?! Kjo është një alternativë mëse e mundur në këto ditë të nxehta korriku, kur ka marrë formë fraksioni më i rëndësishëm brenda Partisë Demokratike, që nga koha e mocionistëve të vitit 1992. Aq më tepër që kjo çarje nuk gjen në zyrën e kreut të partisë një personazh hijerëndë si Berisha, por një lider politik me peshë të lehtë dhe që ka provuar se e ka të vështirë të imponohet ndaj shtresës së vjetër të drejtuesve.
Rreziku i çarjes së pakthyeshme të partisë thërret në skenë detyrimisht edhe sfidën tjetër të lidhur fort me të: atë të qëndrimit që PD e nesërme do të mbajë ndaj qeverisë së re të Edi Ramës. Duket sikur ka kaluar një shekulli, por vetëm dy muaj më parë Rama e Basha i jepnin jetë një marrëveshjeje unike paraelektorale, e cila ndryshoi jo vetëm klimën zgjedhore, duke i dhënë fund Çadrës opozitare, por la mjaft shtigje të hapura, për një akord potencial pas zgjedhjeve. Përmbyllja e procesit të zgjedhjes së kreut të ri të PD, finalizon kuadrin politik postelektoral në Shqipëri. Duke shënuar gjithashtu edhe startin e një negociate të mundshme mes dy partive më të mëdha.
Dhe këtu nis ajo që duket si sfida e dytë e vështirë e Lulzim Bashës, për të gjetur një ekuilibër afatgjatë politik për partinë e tij pas zgjedhjeve. Gjatë fushatës partiake, edhe ai edhe Selami kanë deklaruar se nuk do të bëjnë asnjë lloj aleance me Edi Ramën, duke e akuzuar kryeministrin për blerje votash dhe deformim të procesit elektoral të 25 qershorit por kjo është gjithsesi një fushatë dhe në një fushatë tonet ndaj armikut politik ashpërsohen, nuk rrumbullakosen. Basha ndodhet para zgjedhjes së vështirë, për të vijuar 17 majin me Edi Ramën, apo për të marrë rrugën e opozitës së fortë, siç po bën në këto javë LSI.
Ky vendim lidhet ngushtësisht me fatin, peshën dhe të ardhmen e PD në katër vitet e ardhshme. Sepse nga njëra anë ka nga ata që mendojnë se për Bashën do të ishte me leverdi të vijonte korsinë e kompromiseve me Ramën, si premisë e krijimit të imazhi të ri, më europian për opozitën. Nga ana tjetër, janë jo të paktë ata që e gjejnë dobësinë elektorale dhe rezultatin skandaloz të PD në 25 qershor, pikërisht tek politika e çedimit përballë Ramës. Ky dualizëm është sot në fakt edhe njëri ndër elemementet bazë që e ndan Bashën nga senatorët e vjetër demokratë, të cilët e akuzojnë liderin e partisë për dobësi dhe disfatizëm përballë ?shtetit të hashashit?.
Fitorja partiake e Lulzim Bashës ishte faza më e lehtë e maratonës politike që e pret kreun e PD pas shtatorit 2017. Malorja politike e Bashës fillon tani, kur ai të gjejë sërish në tryezën e tij dosjen e rëndë plumb të opozitës së mpakur e të përçarë, mbi të cilën rëndojnë njëmijë pyetje e dilema. Që të gjitha pa një përgjigje”.
Lulzim Basha ka arritur të parën fitore në karrierën e tij, ...
Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, ka pub...
Kreu i ri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dhënë sot ...
Më në fund Lulzim Basha e kapi një fitore. Madje fiks ashtu ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin ...
Në një banesë në Durrës është gjetur një granatë. Ngjarja ka...
Një kontroll blic dhe i papritur është ushtruar sot nëpër qe...
Policia ka zbardhur detaje të reja mbi ngjarjen e rëndë të n...
Një banesë është përfshirë nga zjarri në fshatin Sheqeras-Ma...
Kryetari i rikonfirmuar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha,...
Kreu i ri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dhënë mesa...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin ...
Kryesia e Partisë Demokratike u mblodh më 3 korrik të këtij ...
Fitorja e thellë e Lulzim Bashës një ditë më parë, duke i ri...
Kandidati në garë për kreun e Partisë Demokratike, Eduard Se...
Një shtetas shqiptar nga Kosova ka sulmuar me thikë gruan e ...
Ish-kryetarja e Parlamentit dhe ish-nënkryetarja e Partisë D...
Pas farsës elektorale dhe një votimi po aq farsë, me një rez...
Fitorja e Lulzim Bashës me një rezultat tepër të thellë, vet...
Kryeministri Edi Rama është përplasur ashpër me komentuesit ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...