Connect with Us

Lulzim Basha, i mbyturi që kërkon të mbytë Partinë Demokratike

Aktualitet

Lulzim Basha, i mbyturi që kërkon të mbytë Partinë Demokratike

Publikuar

-

Partia Demokratike po kalon vertet një krizë të thellë besimi dhe krizën më të thellë ajo e ka në lidershipin e saj. Te kryetari i vetëngrirë, njeriu që ka regjistruar humbje të njëpasnjëshme në Partinë Demokratike.

Njeriu që me pak fjalë mund të quhet njeriu i dashuruar me dështimet e tij, njeriu që pas buzëqeshjes fsheh vetëm dështime.

A mund ta mohojë kush faktin që Lulzim Bashës i është dhuruar gjithçka nga viti 2005 e në vazhdim. Ai ka bredhur në 3 ministri kryesore, i shoqëruar me skandale. Më pas bëhet kryetar Bashkie, ku vendos një vulë të madhe paaftësie ndaj vetes së tij, të cilën ia faturon në zgjedhjet e 2013, Partisë Demorkatike.

Zgjidhet në krye të saj, merr drejtimin dhe në 4 vjet, ai regjistron në çdo garë vetëm humbje, vetëm humbje, të cilat nuk ndalen. Humbje që i dashuron, i dashuron dhe buzëqesh atëherë kur dështon. Kur ka dështim, ai zgërdhihet përpara demokratëve, duke tentuar të shpalosë besim dhe siguri se gjërat janë mirë.

Nga ana tjetër, atëherë kur është për të qeshur dhe për t’u dhënë mbështetje atyre, ai është i ngrysur dhe i mërzitur.

Lulzim Basha në fakt mund të quhet njeriu që pas buzëqeshjes fsheh dështimin, pas buzëqeshjes fshihet disfata. 25 qershor është një disftatë për demokratët, postzgjedhjet po regjistrojnë një tjetër disfatë për të. Po të shohim anë e kënd Shqipërisë, ai është pa mbështetje nga strukturat e Partisë Demokratike.

Megjithëse nga pas po përdor një ushtri me njerëz që të ringrejë imazhin e tij të dërrmuar, por sado të përpiqet me  buzëqeshje dhe me kurime imazhi nga kompania e familjarëve të tij, e ka të pamundur.

Lulzim Basha ndoshta është i vetmi politikan që ka nga pas një kompani marketingu të fortë, të cilën po e përdor për të bërë të mundur qëndrimin në krye të PD. Nga pas është një kompani e familjarëve të tij, e kunatit të tij, e bashkëshortes së tij, e cila ka në vetvete si profil marketingun dhe imazhin. Këtë herë ata po i bëjnë imazh djalit të shtëpisë, djalit që ka dështuar sistematikisht.

Në krah të kësaj kompanie qëndrojnë edhe personazhe të tjera, të cilët ai ka ofruar së fundmi, emra dhe individë me lidhje krejtësisht klienteliste dhe korruptive, të cilët duke përdorur disa portale apo media me pagesë, po përpiqen të krijojnë diversione, te kundërshtarët e Bashës dhe të ngrejnë profilin e tij politik.

Por sa vlerë ka ky aksion politik, sa vlerë ka kjo përplasje për imazhin e Lulzim Bashës, apo sigurimin e postit të karriges së tij, duke sulmuar çdo kundërshtar apo çdo intelektual që i del përballë.

Në këtë formë Lulzim Basha ka gjetur vetëm një zgjidhje. Të shkatërrojë këdo që i del përpara, pasi imazhin e tij e ka të shkatërruar.

LEXO EDHE:  PD-LSI të përçara/ Kryemadhi përgatitet për trazira, Basha “zhduket”

Një shprehje e urtë popullore thonë, i mbyturi të mbyt. Por a do ta lejojnë, grupi i njerëzve që kërkojnë zgjedhje të lira në Partinë Demokratike që i mbyturi Lulzim Basha ta mbytë PD dhe ta shkatërrojë atë përfundimisht.

Lulzim Basha është i mbyturi i madh, jo vetëm i i 25 qershorit, por edhe i fushatës false brenda PD, sepse atë askush nuk e beson më. U ngujua tre muaj në çadër për zgjedhje të lira dhe sot ende nuk ka garantuar zgjedhje të lira branda Partisë Demokratike.

Ai përdor çdo mjet dhe mënyrë, kompaninë e kunatit dhe të bashkëshortes së tij, call-center-a fiktivë me profile fallso, apo edhe individë dhe portale, që shajnë, sulmojnë dhe agresojnë ata që mendojnë ndryshe nga Lulzim Basha.

A mund të shpëtohet i mbyturi duke hequr një kovë ujë nga lumi? Një kovë me ujë nga lumi nuk e shpëton dot një të mbytur, qoftë ai në det apo kudo tjetër. I mbyturi është i mbytur dhe Partia Demokratike nuk duhet të kapet pas të mbyturit, duhet ta lëshojë atë.

Lulzim Basha, ndoshta ka ardhur koha ta kuptojë se askush nuk ia shpëton dot imazhin e tij, askush nuk e bën më të besueshëm dhe askush nuk e bën më atë një lider për Partinë Demokratike, qoftë ky kunati, bashkëshortja dhe të tjerë që e ndjekin nga pas.

Koha e tij mund të zgjatet, ai mund ta marrë karrigen e Partisë Demokratike, por PD do të regjistrojë sistematikisht vetëm humbje. Jo sepse ai heq njerëz nga listat e kandidatëve për deputetë. Jo sepse ai mbyllet 90 ditë në çadër. Por sepse ai nuk u bë kurrë lider, sepse është njeriu që gabon gjithmonë, atëherë që duhet veprojë ai hesht dhe atëherë kur duhet të heshtë vepron.

Lulzim Basha është njeriu që ka imazhin e një individi gënjeshtar në opinionin publik dhe të pabesueshëm, imazh të cilin duan t’ia zbukurojnë duke përdorur fjalitë se “Lulzim Basha po njeh përgjegjësinë”, “Lulzim Basha po njeh humbjen”.

Në fakt Lulzim Basha nuk po njeh asgjë, ai thjesht po zhvillon një tjetër strategji për të garantuar karrigen e tij në krye të PD./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Termet i forte ne Korçë

Publikuar

-

Nga

Shkundet Maqedonia nga dy tërmete/ Lëkundjet ndjehen edhe në Tiranë

Nje termet i forte ka goditur sot ne mbremje Korcen. Epiqendra e tij ka qene ne Kostur te Greqise

Nuk raportohet per deme ne njerez. Forca goditese e termetit ka qene 4.7 balle e shkalles rihter. / cna.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Tërmet i fortë në Greqi/ Shkundet edhe Korça

Publikuar

-

Nga

Tjetër tërmet shkund Greqinë/ Lëkundjen ndjehen në Korçë dhe Tiranë

Një tërmet i fortë ka shkundur mesnatën e sotme Greqinë.
Mesohet se tërmeti kam pasur epiqendër Kosturin ndërsa lëkundjet e forta janë ndjerë edhe në Korçë dhe zonat përreth.
Magnituda e tërmetit ka qenë 5.2 ballë.

Paraprakisht nuk raportohet për persona të lënduar dhe dëme materiale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ankimimi për zgjedhjet/ Paloka: Skam besim te institucionet

Publikuar

-

Nga

Ankimimi për zgjedhjet/ Paloka: Skam besim te institucionet

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, është mosbesues ndaj institucioneve që do të shqyrtojnë dosjet e ankimimit që demokratët bënë për zgjedhjet e 25 prillit.

I ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi, Paloka tha: “Unë nuk kam asnjë besim të jem i sinqertë. U vunë në provë, pati disa procese edhe gjatë fushatës, edhe gjate zgjedhjeve u vu në provë edhe Kas-i edhe Kolegji Zgjedhor. Edhe pse ne kemi vendosur ti shkojmë deri ne fund këtij procesi, unë personalisht nuk kam asnjë besim që këta do të marrin vendime kundër Edi Ramës. Në PD, pavarësisht kanë apo nuk kanë besim, ne kemi vendosur ti shkojmë deri në fund të gjitha hapave“.

Numri dy i Partisë Demokratike ndau mungesë besimi edhe ndaj institucioneve të drejtësisë, përfshirë dhe SPAK.

“Ne paditë tona i kemi bërë që gati një muaj para zgjedhjeve. Të paktën disa prej padive dhe nuk kemi dijeni dhe jam i bindur që s’ ka pasur asnjë reagim qoftë nga SPAK, qoftë nga Prokuroria. Dosjet e famshme 339 dhe 184, në atë kohë ne bëmë të njëjtat denoncime. Prokuroria u fut në veprim. Këtë herë as SPAK dhe as Prokuroria nuk kanë vepruar, pra u bënë në një farë mënyre pjesë e këtij manipulimi gjigand“, u shpreh ai.

Për nënkryetarin e PD-së, ftesa e kryeministrit Rama për bashkëpunim me PD, i faturohet frikës që ky i fundit ka nga manipulimi i zgjedhjeve të 25 prillit.

LEXO EDHE:  “Jam i gatshëm ti shkoj dhe vetëm në seli” / Basha ironizon Ramën: “Nuk më djeg malli për ty”

LEXO EDHE:  Nga Rama, tek Berisha, Topalli, Basha dhe Meta/ Dashamir Shehi flet pa dorashka, ja çfarë përfaqësojnë

“Vetëm në këto momente ai po rri urtë, po rri i qetë, sepse e di që ka vjedhur dhe ka manipuluar më shumë se sa duhet. Vetëm një gjë e mban Ramën, frika. Harroja ndershmërinë, këto deklaratat që bën tani vetëm frika mund ta mbajë atë njeri urtë. Ai në këto momente ka frikë mos gjithë ky manipulim që ka bërë…kur e di që shumica e njerëzve të urrejnë nuk mund të reagosh njësoj. Por të jeni të bindur që arroganca vetëm do të rritet”, deklaroi ai.

Sipas Palokës, edhe nisma për shkarkimin e Presidentit Meta është pjesë e lojës për të hequr vëmendjen nga manipulimi i zgjedhjeve.

“E gjithë kjo është një lojë që bëhët pjesë e gjithë kësaj loje për të hequr vëmendjen nga manipulimi i zgjedhjeve dhe sigurisht tentativë e Ramës për të marrë dhe institucionin e fundit që ka mbetur pa marrë në dorë. Është akt antikushtetues dhe tipik për Ramën. Kur thashë arroganca e Ramës do rritet kjo është një nga provat“, tha Paloka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE