Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Kam tre kandidatura për Kryetar të Partisë Demokratike.
Kandidatura ime e parë për Kryetar të Partisë Demokratike është një Burrë Shteti madhështor nga më të fuqishmit që ka parë historia e Shqipërisë. Është ai që bëri të gjitha shkollat në Shqipëri, Turqi, Greqi, Rumani.
I kreu të gjitha përvojat qeverisëse perandorake, nga nëpunës province, deri tek më të lartat ministër e deputet, në një shtrirje gjeografike marramendëse nga Siria në Libi; Shqipëri, Kosovë, Turqi, disa vende të Lindjes së Mesme, praktikisht në të tërë shtrirjen e perandorisë osmane. Figurë e shquar shqiptare me rëndësi të dorës së parë në momentet më kyç të Historisë së vendit të tij gjatë dhe në mes dy luftrave botërore.
Politikan i sërës së parë, qeveritar i pashoq, ligjbërës ekselent, diplomat i pakonkurrueshëm, ekonomist i pakrahasueshëm, reformator i lindur, kandidatura ime e parë për Kryetar të Partisë Demokratike është një burri i Shteti protagonist në të gjitha eventeve më të rëndësishme të Shqipërisë prej shpalljes së Pavarësisë nga krema e Kombit deri tek pushtimi i vendit nga halabakët komunistë, atyre që pasojat shkatërrimtare të pushtetit të tyre vrasës i vuajmë ende sot.
I mbetur në Histori për një numur kontributesh nga më të rëndësishmet si autoriteti që me iniciativën e tij arriti të kryente një numur veprash madhore; Gjuhën Shqipe të mësohej në shkollat fillore; Rekrutët shqiptarë të mos merreshin për shërbim ushtarak në vise të largëta të perandorisë; Taksat e paguara nga shqiptarët të përdoreshin për nevoja të popullit, e të tjera e të tjera.
Po të ishte sot Kryetar i Partisë Demokratike ky vigan, do ti shpartallonte brenda pak ditësh hajdutat që e quajnë veten Shoqëri Civile, do vendoste rend dhe do bënte diplomaci të paqortueshme, do shëronte plagët e demokracisë së keqkuptuar si qef, si livadhisje kaotike. Do ishte vërtet një mrekulli kjo kandidaturë për Kryetar të Partisë Demokratike. Por kjo kandidaturë për Kryetar të Partisë Demokratike ka një problem.
Nuk ngjan me asnjë nga modelet e sotme reale dhe imagjinative shqiptare të politikanit dhe shtetarit. Nuk mund të kuptohet, e rrjedhimisht as vlerësohet, nga njerëz të ndikuar sadopak nga socpropaganda dhe socliteratura që shtetarët i ndan sipas klisheve komuniste ?me ne? dhe ?kundra nesh?, ?të mirë? dhe ?të këqinj?, ?pozitivë? dhe ?negativë?, ?heronj? dhe ?tradhëtarë?.
Duke qënë krejtësisht jashtë këtyre klisheve, kjo kandidaturë për Kryetar të Partisë Demokratike është e paperceptueshme nga njerëz që e kanë vuajtur sadopak diktaturën ose janë me mentalitet diktatorial, pra nga shumica e shqiptarëve, që kanë marrë bukë me listë, ushqime me tallon, kanë pritur që në pikë të mëngjezit në rradhë për të marrë një litër qumësht, kanë blerë lavatriçe me autorizim, kanë folur në mbedhjen e kolektivit, kanë uluritur si të çmendur para tribunave të parakalimeve.
Madje, kjo kandidaturë për Kryetar të Partisë Demokratike, për fat të keq, është vështirësisht e kuptueshme edhe nga jo pak të rinj të cilët vërtet zgjebja e diktataturës nuk i ka prekur për arësye moshe, por shohin filma shqiptarë dhe lexojnë nëpër gazeta heroizmat e stisura të nomenklaturës. Megjithatë, sado të mëdha, këto vështirësi edhe mund të kapërxehen. Halli është se Fejzi Alizoti, kështu quhet kandidati im i parë për Kryetar të Partisë Demokratike, ka një vështirësi të pakapërxyeshme për tu zgjedhur Kryetar i Partisë Demokratike.
Fajzi Alizoti nuk është gjallë. Fejzi Alizotin e vranë komunistat. E vranë me plumb. Jo 1 herë. 2 herë. Meqënëse nga plumbi i parë Fejzi Alizoti nuk dha shpirt, e vranë edhe me një plumb tjetër. Kështu, përtej faktit se shumica e kandidaturave të sotme për Kryetar të Partisë Demokratike janë qindra herë të vdekura në mijëra mënyra, Fejzi Alizoti i vrarë dy herë me plumb, Kryetar i Partisë Demokratike nuk mund të jetë.
Kandidatura ime e dytë për Kryetar të Partisë Demokratike kreu gjithashtu shumë shkolla. Kryesisht në Perëndim. Robert College në Stamboll. Shkollën Teknike Harry Fultz në Tiranë. Me bursën e shtetit shqiptar në vitin 1929 studioi në Angli, në Camborne për inxhinieri miniere. Më 1933 specializim në Strasburg.
Pas studimeve, nisi punë në puset vajgurore në Kuçovë. Në vitin 1943 mbrojti të drejtat e punëtorëve duke marrë pjesë në demonstratë bashkë me ta. Pas kësaj ngjarjeje dhe për këtë arësye u internua prej italianëve. Pas internimit, po ata komunista që më 22 dhjetor 1945 e dekoruan me Urdhërin e Punës, më 11 qershor 1947 e arrestuan, dhe më 10 tetor 1947, pikërisht në ditën e lindjes, nga frika se plumbi i parë nuk do ta merrte dhe do u duhej të shpenzonin një plumb të dytë, e varën në litar në mes të Kuçovës.
Merre me ment si do tua priste duart hajdutëve e si do ua grinte mishin horrave të sotëm i varuri në litar më 1947 po të ishte sot Kryetar i Partisë Demokratike. Megjithë këtë Curriculum që rrënqeth foshnjën në barkun e nënës, kandidatura ime e dytë për Kryetar të Partisë Demokratike, Riza Alizoti i biri i Fejzi Alizotit, nuk është e mundur të bëhet Kryetar i Partisë Demokratike për të njëjtën arësye si dhe babai i tij Fejzi Alizoti, sepse nuk është gjallë.
Ati Fejzi, Biri Riza, i pari Profet në plumb, i dyti Krisht në litar, të dy nën dhe?, Kryetar i Partisë Demokratike nuk mund të bëhet asnjëri prej të dyve.
Nuk ka vend për dëshpërim. Kam kandidaturë të tretë.
I ka bërë të gjitha shkollat, i ka kaluar të gjitha përvojat, ka të gjithë energjinë, urtësinë, inteligjencën, vullnetin e duhur. Pas Atit dhe Birit të vdekur, është gjallë i treti i Trinisë, Shpirti i Shenjtë, Tomor Alizoti. Kandidaturë më të mirë për Kryetar të Partisë Demokratike se Shpirtin e Shenjtë Tomor Alizoti, nuk kam dhe kurrë nuk do mund të kem. Thirrini mendjes. Kujtoni tmerret dhe krimet, Kurrsesi Kryetar ordiner, Kryetar halabak, Kryetar hajdut, Kryetar nepotik. Vetëm Kryetar Alizot.
Kryeministri i vendit Edi Rama, ndodhet ditën e sotme në një...
Dita që kalon, sa më keq kalbëzohet situata në PD, aq më shu...
Kryetari i KQZ-së përmes një deklarate publike i ka bërë ape...
Pak ditë më parë gazetari i emisioni investigativ “Stop”, u ...
Prej disa ditësh Shqipëria është përfshirë nga flakët e zjar...
“Artan Alimuçën e ka dënuar vet babai i tij, Vehbi Alimuça”....
Nga Eqerem ÇabejShqiptari i thotë vetes shqiptar, vendit të ...
Dr. Tonin Alia, një nga mjekët me specializim të lartë në Or...
Pas postimit të një video të hedhur dje në media, ku punonjë...
Karabinierët arrestuan një guzhinjer shqiptar 29 vjeçar të r...
Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të denoncojnë gabimet e...
Kryeministri i vendit, Edi Rama vazhdon së postuari video dh...
Temperaturat kanë arritur kulmin e tyre dhe duket se kjo gje...
Policia ka lajmëruar se një atentat me armë ka ndodhur në or...
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, në Lezhë, Preç...
Këta janë titujt e parë të gazetave për ditën e sotme, e mar...
Partneri juaj nuk do ketë për çfarë te ankohet gjate kësaj d...
Janë pesë këshillat që në mënyrën më të qartë ua bëjnë me di...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...