web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha dhe Selami braktisen në Korçë dhe Pogradec/Demokratët refuzojnë farsën e zgjedhjeve

8 Korrik 2017, 19:02, Aktualitet CNA

Dështimet e njëpasnjëshme po e ndjekin nga pas pas tashmë kryetarin e vetëngrirë të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Sot ai ka pasur një axhendë të përcaktuar takimesh në Pogradec dhe Korçë .Në Pogradec, takimi ka dështuar dhe është ndryshuar ambienti ku do zhvillohej debati i sajuar midis tij dhe Eduart Selamit, apo gara false.

Më pas siç e shihni edhe në foton e mëposhtme, Basha është i shoqëruar ngs Selami në Korçë. Takimi është zhvilluar në një nga lokalet e qytetit dhe nga fotoja kryesore, tregohet mjaft mirë se nga strukturat e demokratëve, ku janë kryesia, krytarët dhe sekretarët e seksioneve, kryetarët dhe anëtarët e grupseksioneve, nuk janë as gjysmat e tyre.

Pra, me rreth 50 vetë, që ndoshta duken shumë për Bashën, ka përfunduar takimi mes tij dhe Selamit, të cilët po përdorin strukturat e PD në Korçës.

Përtej dështimit të 25 qershorit, mund ta shihni edhe në foto, demokratët e thjeshtë, shpirti i të cilëve u shit dhe u keqpërdor nga Lulzim Basha ka filluar të braktisë këtë të fundit.

Nëpër degë dhe nëpër takimet e tij farse dhe false nuk po shkon më askush.

Ai shkon vetë, por i ndjekur edhe nga Selami dhe kërkon të bëjë një show, të cilën demokratët po e refuzojnë masivisht./CityNews





Lajmet e fundit nga