web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mali i Robit mbetet pa energji/ Do të habiteni kur të mësoni shkakun

8 Korrik 2017, 15:14, Aktualitet CNA

Zona e plazhit në Malin e Robit ka metur pa energji elekrike paraditen e sotme. Por këtë herë nuk është shteti ai që e ka ndërprerë energjinë, por një gjarpër.

Gjarpri, i cili ishte futur në kabinën elektrike, ka prekur disa pajisje dhe ka shkaktuar një defekt në kabinën elektrike në linjën 35 kV Shkozet-Kavajë.

Sipas OSHEE-së, rreth orës 11.30 u stakua linja 35kv Shkozet-Kavajë.

Brigada e OSHEE-së është nisur të verifikojë avarinë dhe defekti u identifikua në një kabinë private pranë zonës së Shkallnuerit.

Fatmirësisht tani është rikthyer energjia elektrike në të gjithë zonën dhe vizitorët mund të vazhdojnë pushimet të qetë./CityNews

 





Lajmet e fundit nga