Në një klimë ndarjesh politike, 4 korriku i bashkon amerikanët
Amerikanët festojnë ditën e pavarësisë çdo vit më 4 korrik. ...
Kryeministri Edi Rama iu është drejtuar sërish të gjithë qytetarëve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, të cilët duan të japin kontributin e tyre në mandatin e tij të dytë.
Duke treguar rastet e tre qytetarëve, që i kanë shkruar dhe shprehur dëshirën për t’u angazhuar, Rama jep një adresë emaili, duke kërkuar t’i shkruajnë të gjithë.
Më tej, kryeministri shprehet i vendosur për të realizuar objektivat gjatë mandatit katër vjeçar.
Ja statusi i plotë
Sot mora një tjetër shprehje interesi, e treta prej disa ditësh, prej një individi me kredenciale mbresëlënëse në aktivitetin jashtë Shqipërisë. Prind i një djali të vogël, studime të kryera në Shtetet e Bashkuara, eksperiencë në disa misione të Bankës Botërore e më pas në Europë, pranë një kompanie me emër. Më shprehu gatishmërinë për të kontribuar me dijet e me eksperiencën e vet për Shqipërinë që duam, duke thënë se besoj ky është momenti që mund të provoj të bëj diçka për këtë vend! Sepse dua që sidoqoftë, nesër mos të ngre supet përpara tim biri, kur të më pyesë po ti bëre gjë për vendin tënd(?)…
Jo në të treja rastet, të interesuarit punonin jashtë, por asnjë prej tyre nuk kishte punuar ndonjëherë në shtet dhe në punën e tyre janë njerëz të suksesshëm.
E di që ky është edhe rezultat i inspirimit të fushatës kuqezi, i fitores entuziazmuese për shumëkënd. E thënë ndryshe, nëse fushata është poezi dhe qeverisja prozë, jemi ende në vazhdën e poezisë! Po megjithatë bindja e këtyre njerëzve se ky është momenti i duhur për të provuar, duke u bërë pjesë e një përpjekjeje të re, ishte e lexueshme qartë në fjalët e tyre të mirëartikuluara.
Duke qenë se këto tre raste ndodhën krejt rastësisht për mua, me tre individë që e gjetën vetë rrugën për të më kontaktuar, po mendoj se me siguri ka edhe të tjerë njerëz me këtë mendje. Të cilët mund të duan të përfshihen por nuk dinë se si, nuk besojnë që mundet t’i dëgjojë kush apo thjesht u vjen e vështirë të kërkojnë rrugën e kontakteve të duhura. Për këtë qëllim, them se mund t’u vlejë adresa [email protected] për të shprehur, duke nisur nga sot e në vijim, interesin e tyre.
Siç e bëra publike dje, në fjalën përpara grupit të ri parlamentar të shumicës, ne do të angazhohemi seriozisht në rritjen e cilësisë së kapitalit njerëzor në dispozicion të shtetit; jo vetëm në nivel qendror po edhe në nivel qarku. Për këtë do të bëhen edhe shpalljet publike në çdo qark, po do të hapet edhe një seksion i posaçëm i Platformës së Re të Bashkëqeverisjes me njerëzit e zakonshëm, SHQIPËRIA QË DUAM.
Po ndërkohë, le të mos e humbasim energjinë e madhe të këtij momenti të nxehtë inspirimi për shumëkënd, në vazhdën e fitores së 25 qershorit.
Kush e ka një shkollim të besueshëm, jashtë a brenda vendit, një eksperiencë të suksesshme, jashtë apo në Shqipëri dhe ka brenda vetes ndjenjën e tërheqjes drejt fushëbetejës së këtij mandati të ri, për të bërë shtet me punë e mirëqenie, të mos ngurrojë ta shprehë interesin e tij tek [email protected]
Skuadra ime e shënimeve do të sigurojë vendosjen e kontaktit mes nesh.
Pa hë njëherë, të presim e të shohim?????/CityNews
Amerikanët festojnë ditën e pavarësisë çdo vit më 4 korrik. ...
Tre muaj kam qendruar ne cadren e lirise, une dhe shume e sh...
Çfarë panë? Çfarë menduan? Çfarë apo kë, zgjuan ata? Fjalë t...
Përballje e fortë në seancën e radhës te Krimet e Rënda, mes...
Lulzim Basha pësoi një rezultat katastrofik në zgjedhjet e 2...
Historia e Shpëtim Zizës, një emër i njohur për drejtësinë s...
Kryeministri i rikonfirmuar i 25 qershorit u ka prezantuar t...
Qeveria e re maqedonase planifikon të hedhë poshtë ose të ri...
Një punonjës policie ka mbetur i plagosur në shpatull dhe në...
Sëmundjet ishemike të zemrës dhe neoplazmat (tumoret) ishin ...
Dje në mbrëmje, Kryesia e Partisë Demokratike, pas një debat...
Kryetari i Këshilltarëve të djathtë në Bashkinë e Tiranës, L...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur mesditën e sot...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zhvilluar mesditën e sotme...
Ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, ka reaguar së...
Lulzim Basha pësoi një rezultat katastrofik në zgjedhjet par...
Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit, Pyjeve dhe Turizmit n...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, gjatë një tak...
Prej gati një jave, CityNews ka sjell dosjen e plotë të një ...
Policia ka arrestuar sot në Rinas 4 persona, të cilët akuzoh...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...