Importi i plehrave/Habit Rama: Është seksi kur gjen ngjarje që shokojnë njerëzit
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “France 24...
Nga Enton Abilekaj Ka një ndarje në analizën e standardeve të zgjedhjeve dhe të rezultatit që u prodhua. Ndërsa LSI i denoncon, akuzon ish-aleatët për blerje, dhunë dhe manipulime aq sa ndryshuan rezultatin, Partia Demokratike hesht.
Në të dy kampet, pro dhe kundër Lulzim Bashës, ka një ngërç që pengon analizën e standardeve dhe ndikimin e tyre në rezultat. Nga një anë mbështetësit e linjës zyrtare, që i denoncojnë shkeljet me gjysmë zëri, aq sa të dëgjohet brenda oborrit të SHQUP-it.
Denoncimi i standardeve për ta ka vlerë vetëm në debatin e brendshëm, për të justifikuar rezultatin. Jashtë PD mbetet në fuqi marrëveshja, mbeten në detyrë ministrat teknikë, që sot nuk mund ta përshkruajnë dot detyrën që po kryejnë.
Për kundërshtarët e Bashës, denoncimi i standardeve ka vlerë vetëm në raport me Edi Ramën. Me legjitimitetin e fitores së tij. Fitorja e Ramës për ta është jolegjitime, ndërsa humbja e Bashës është legjitime, ministrat teknikë për ta, as e kryen detyrën, as po kryejnë ndonjë detyrë në shërbim të qëllimit për të cilin shkuan.
Nëse Basha do të jepte dorëheqjen, kjo ndarje do të fashitej, PD do të kishte vetëm një zë të fortë për standardet e zgjedhjeve, për zbatimin e marrëveshjes dhe për legjitimitetin e maxhorancës së re. Nëse Basha do të pranonte përgjegjësinë, PD do të kishte mundësinë të denonconte edhe moszbatimin e marrëveshjes, izolimin e ministrave teknike nga një polici apo administratë që drejtohej prej vullnetit politik të Kryeministrit, të evidentonte pamundësinë e ?Big Mac-ut? për t?u dhënë zgjidhje kërkesave për zgjedhje të lira.
Sepse me Bashën, sado të ngrirë në krye, PD është e pabesueshme kur denoncon standardet. Lulzim Basha e mbylli çadrën në orët e para të 18 majit, me premtimin e zgjedhjeve të lira. Garantoi jo vetëm demokratët, por të gjithë shqiptarët që thirri në ndihmë gjatë luftës 90-ditore për standardet e zgjedhjeve. Nëse zgjedhjet nuk kanë qenë të lira, nëse rezultati është I deformuar, përgjegjësinë e ka edhe Basha. Ai mund t?i denoncojë zgjedhjet po aq sa Rama, mund ta fajësojë policinë e shtetit jo më shumë se Rama.
Përgjegjësia e Bashës, është avantazh për Astrit Patozin dhe të tjerët që e denoncuan marrëveshjen që ditën e parë. Dorëheqja do t?i jepte forcë këtij zëri dhe do të bindte shqiptarët që nuk ka 2 PD.
Pjesa e dytë e marrëveshjes, ajo që do të zbatohet pas zgjedhjeve, nuk është arsye që Basha të rrijë, përkundrazi. Dështimi i pjesës së parë që solli zgjedhje me probleme, kërkon që të ndërrohet partneri opozitar i Ramës, me qëllimin që PD të mos dalë e humbur edhe nga pjesa e dytë.
Qëndrimi i Bashës e komprometon votimin e 22 korrikut, jo vetëm për besueshmërinë e garës, për teknikalitetet e përgatitjes së zgjedhjeve që ai dëshiron t?i kontrollojë. Mbi të gjitha e komprometon në përmbajtje. Një kryetar që kandidon për t?u shkrirë dhe sfidantët që kandidojnë për kryetar. Një tjetër problem në raportin e Bashës, jo vetëm me anëtarësinë, por me të gjithë shqiptarët, është mesazhi.
Ai nuk mund t?u thotë demokratëve dhe nëpërmjet tyre edhe atyre që e braktisën PD-në këto zgjedhje se është njeriu që e mund Ramën dhe sjell PD në pushtet. Humbi rëndë në të gjitha zgjedhjet e katërvjeçarit. Nëse ndikoi blerja e votës, dështoi ta parandalonte megjithëse premtoi. Nëse ka dhënë maksimumin në krye të PD-së, atëherë maksimumi i tij është i pamjaftueshëm dhe nëse nuk e ka dhënë maksimumin nuk e ka merituar detyrën.
Lulzim Basha sot gjendet në një pozicion shumë të vështirë.
Pasi shkoi në zgjedhje për të humbur, pasi nuk motivoi dot rreth 200 mijë demokratë të shkonin të votonin, pasi nuk e garantoi dot votën e lirë, nuk ka çfarë t?u thotë demokratëve, njerëzve që e besuan aq më pak atyre që duhet ta besojnë në të ardhmen që të sjellë PD-në në pushtet. Kjo pozitë ngrirjeje, heshtjeje dhe shurdhërie në drejtim po vazhdon ta dëmtojë opozitën, po e zhvesh atë nga qëndrimet e unifikuara politike, po a i heq dinjitetin e një gare politike dhe po nxit luftën guerile, sulmet personale që sjellin përçarje dhe kaos.
Në 2009, Edi Rama i humbi zgjedhjet, e pranoi humbjen, por nuk e dha dorëheqjen. Kur Blushi ia kërkoi, ndryshoi qëndrimin për zgjedhjet dhe nuk pranoi gabimin kryesor, hyrjen në zgjedhje pa koalicion. U rizgjodh me një votim jodemorkatik dhe në 2013 e korrigjoi gabimin duke bërë koalicion me LSI.
Basha sot po mundohet të bëjë të njëjtën gjë. Po e kopjon Ramën në humbje. Kjo rrugë mund të ishte edhe e duhura, ndonëse do të ishte i aftë ta kopjonte edhe në fitore, por fitoret e Ramës nuk i japin të drejtë Bashës. Duke u bërë kopje humbëse, e vë PD-në në funksion të kundërshtarit./Syri.net
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “France 24...
Policia vijon kërkimet intensive për të gjetur autorin e ekz...
Edi Rama ka folur për herë të parë publikisht në një media t...
Kryeministri Edi Rama po jep këtë pasdite një intervistë për...
Një 42-vjeçar i ka dhënë fund jetës në banesën e tij, në qyt...
Ish-kryeministri izraelit, Ehud Olmert, u lirua sot nga burg...
Ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Socialiste, F...
Servili është një specie e veçantë që e gjen kudo në jetën t...
Vazhdojnë protestat në Venezuelë, ndërsa presidenti Maduro m...
Kompania ndërtuese e kompleksit të pallateve tek Ish-Parku i...
Një ngjarje shokuese është shënuar në një autostradë të Lond...
Situata në Partinë Demokratike, ka shqetësuar çdo demokrat, ...
Edhe pse enti hidrometeorologjik parashikoi temperatura më t...
Në Shqipëri, deputeti Astrit Patozi, një nga emrat e rëndësi...
Zgjedhjet mbaruan, parlamenti i ri është i kompletuar, ndaj ...
Tënxhetit afrikan nuk i ka shpëtuar as Turqinë, aq sa në qyt...
Gjatë gjithë ditës së sotme, për shkak të trafikut shumë të ...
Neque porro quisquam est, qui dolorem ipsum quia dolor sit a...
At vero eos et accusamus et iusto odio dignissimos ducimus q...
Nga Spartak NGJELADy korriku i vitit 1990 është dhe do të mb...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...