Connect with Us

Gjergj Luca, biznesmeni që solli Suedinë në Elbasan/Shikoni ç’ka bërë

Aktualitet

Gjergj Luca, biznesmeni që solli Suedinë në Elbasan/Shikoni ç’ka bërë

Publikuar

-

Fabrika më e madhe e përpunimit të peshkut dhe të frutave të detit në vend, “Rozafa” ndodhet në Labinot të Elbasanit. Kjo sipërmarrje, një prej investimeve më të rëndësishme në qytetin e Elbasanit, është model për punësimin dhe trajtimin e punonjësve, me kushte pune të standardeve europiane. Për të parë nga afër investimin, si dhe për të diskutuar se c’mund të bëhet më mirë në të ardhmen, ishte në mjediset e saj, Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini dhe deputeti i zonës Taulant Balla.

Sipërmarrësi Gjergj Luca tregoi se në planet e tij parashikohen edhe dy projekte të tjera, të cilat do të rrisin ndjeshëm punësimin në zonë. Por sipërmarrësi kërkoi edhe angazhimin e strukturave të tjera të pushtetit për ta nxitur atë. “Kemi dy projekte të rëndësishme që duam t’i mbyllim.

Taulantin e kemi pranë e kemi dëshirë që këto dy fabrika të tjera t’i mbyllim brenda shkurtit. Unë kam një staf që i nxjerr me makina fshat më fshat për të kërkuar njerëz për punësim. Të gjithë këta politikanë a kanë mundësi ti motivojnë këta njerëz? Ne kemi hyrë shtëpi në shtëpi. Kemi hapur një zyrë në Cërrik e kemi lënë disa veta që i shpjegojnë njerëzve gjithë proceset e punës. Por kemi vënë re një fenomen, në zonat e varfëra, gjithë ditën telenovela, nuk luan njeri nga vendi. Këta njerëz duan politika për ti nxjerrë nga shtëpia.”

Kryeministri Rama tha se çdo sipërmarrje ofron vazhdimisht vende të reja pune, por duhet të zhvillohen profesionet dhe motivohet dëshira për ti përvetësuar ato. “Ideja e të jetuarit me ndihmë ekonomike është e njohur botërisht që i paralizon njerëzit. Prandaj duhen nxitur më shumë. Unë e di që të gjithë ata që e shohin Shqipërinë nga televizioni dhe që rrinë në kafe gjithë ditën, sa herë dëgjojnë për punësim thonë “ku ka punë këtu?” Por të gjitha ndërmarrjet, p.sh., nga Zogu i Zi deri në Durrës kanë vende të lira pune. Problemi është që duan njerëz që të kenë zanat ose gatishmërinë që të marrin një zanat.”

Shumë nga punonjëset e kësaj fabrike, janë vajza të cilat kanë kryer arsimin e lartë, dhe që në këtë sipërmarrje kanë marrë një zanat. “Këto vajzat këtu janë me master, kjo tjetra është me ekonomik. Gjithë stafi që kam këtu, më ka dalë vetëm nga prodhimi.” – tregoi sipërmarrësi Luca.

LEXO EDHE:  Ngjarja në Elbasan/ Sejamini: Është skandaloze

Përveç teknologjisë moderne të saj, ajo për të cilën kjo fabrikë është model i të gjitha sipërmarrjeve, janë kushtet e punës të standardeve të larta. Aty ka kopësht dhe çerdhe për fëmijët, të cilët nënat e punësuara mund t’i marrin me vete.

Kryeministri u shpreh se një shembull i tillë duhet të jetë nxitës për t’u ndjekur edhe nga sipërmarrje të tjera. “Edhe kultura e punës dhe gjithë kjo që keni krijuar ju këtu, është gjë e madhe. Duken si gjëra të vogla, por janë gjëra që bëjnë diferencën. Nuk është çështja thjesht tek paga, por dhe tek të ndjerit pjesë e një kolektiviteti. Shumë ndërmarrje kanë filluar të investojnë në këtë pjesë. Por ka edhe probleme dhe njerëzit nuk kanë dhe faj se ka dhe një perceptim që nuk është komplet pa bazë. Nuk është se kudo ku shkon në një ndërmarrje private, trajtohesh si këtu.”

Sipërmarrësi Luca tregoi gjithashtu se me iniciativën e tij po ndërton një shkollë profesionale që do të shërbejë për trajnimin e punonjësve. “Aty në hyrje po bëjmë një shkollë për të specializuar punonjësit, shkollë marine dhe për teknolog. Pra shkollë profesionale. Dhe një sallë të madhe leksionesh.”

Kryeministri tha se me zhvillimin që ka marrë prodhimi vendas, ka ndryshuar raporti import/eksport, duke ulur ndjeshëm importin. Kryeministri tha se është shumë e rëndësishme kualifikimi i punonjësve dhe krijimi i kulturës së punës. “Është rritur prodhimi vendas ushqimor dhe është ulur importi. Duhet të shkojë më shumë, por është goxha përmirësim, që tregon se njerëzit punojnë.

Patjetër që ka plot probleme papunësie, por problemi kryesor me papunësinë që kemi ne, është kualifikimi dhe kultura e punës. Veliaj më thoshte kur ishte në ministri se 95% e atyre që vijnë në zyrën e punës, që insistojnë tek zyra e punës e që në fund fare u jep punën e ikin duke thënë “faleminderit”, janë ata që kanë qenë në emigracion, se ata kanë kulturën. Këtu është një luftë e madhe për të kaluar këto dy pengesa. Por mungesa më e madhe është ajo e kualifikimit. Se u mësuan të gjithë të jenë juristë.”/tema

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

20 vite nga 11 Shtatori/ Tirana ndriçohet me ngjyrat e flamurit amerikan

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktuale

Sot është shënuar 20-vjetori i sulmit terrorist mbi Kullat Binjake në Nju Jork. Kjo ngjarje tragjike është kujtuar edhe në Tiranë.

Në respekt të jetëve të humbura dhe sakrificës së atyre që humbën jetën, Tirana u ndriçua me ngjyrat e flamurit amerikan, duke i projektuar ato mbi kolonat tek Rektorati dhe Akademinë e Arteve.

Sulmet e 11 shtatorit para 20 vjetësh, e ndryshuan përgjithmonë Amerikën dhe gjithë botën. Që nga ajo kohë ka pasur luftra, zhvillime dramatike politike dhe sociale dhe së fundmi një pandemi që po sfidon gjithë njerëzimin.

LEXO EDHE:  Rama ka vrarë shpresën e rinisë/ Pasojat janë largimi i 100 mijë shqiptarëve

LEXO EDHE:  Krimi në familje/ Ish polici zbraz kallashnikovin mbi gruan, plagosen të tjerë



Por për ata që humbën të dashurit e tyre atë ditë, çdo 11 shtator është një kujtesë e tragjedisë së jetëve dhe ëndrrave të këputura në mes, por edhe një shans për të reflektuar për trashëgiminë që ata lanë pas./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Irani bisedime me agjencinë e OKB-së përpara përballjes me Perëndimin

Publikuar

-

Nga

cna lajme bote

Shefi i Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike, Rafael Grossi do të niset këtë fundjavë drejt Teheranit për bisedime që mund të lehtësojnë një ngërç mes Iranit dhe Perëndimit, por dhe që mund të rrezikojnë një përshkallëzim e dëmtim të negociatave për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore me Iranin.

Lajmi u njoftua të shtunën nga tre diplomatë që thanë se udhëtimi i zotit Grossi para takimit të javës së ardhshme të bordit të guvernatorëve të kësaj agjencie në përbërje të së cilës janë 35 vende, ishte konfirmuar.

Dy nga diplomatët thanë se zoti Grossi pritet të mbërrijë në Teheran të dielën herët në mëngjes. Ai pritet të takohet me kreun e ri të Agjencisë iraniane për Energjinë Atomike, Mohammad Eslami.

Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike informoi shtetet anëtare këtë javë se nuk kishte pasur përparim në dy çështje kryesore: shpjegimin e gjurmëve të uraniumit të gjetur në disa impiante të vjetra, e të padeklaruara dhe sigurimin e qasjes urgjente tek disa pajisje monitorimi, në mënyrë që agjencia të vazhdojë të mbajë nën vëzhgim pjesë të programit bërthamor të Iranit, sikurse parashikohet nga marrëveshja e vitit 2015.

LEXO EDHE:  Aksidentohet Drejtori i Përgjithshëm i Qarkullimit Rrugor në Elbasan

LEXO EDHE:  Infektohen me Covid-19 dy mësues të një gjimnazi në Elbasan



Bisedimet e tërthorta mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, që synojnë rikthimin tek kushtet e marrëveshjes bërthamore, janë ndërprerë që nga qershori. Uashingtoni dhe aleatët e tij evropianë i kanë kërkuar Presidentit Ebrahim Raisi, i vijës së ashpër i cili mori detyrën në muajin gusht, t’u rikthehet bisedime.

Sipas marrëveshjes së vitit 2015 mes Iranit dhe fuqive të mëdha, Teherani ra dakord për kufizime të aktiviteteve bërthamor në këmbim të heqjes së sanksioneve ndërkombëtare.

Në vitin 2018 ish-Presidenti Donald Trump i tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja, duke rivendosur sanksione të dhimbshme ekonomike ndaj Iranit. Që nga viti 2019 Teherani u përgjigj duke shkelur shumë nga ato pika që përbëjnë thelbin e marrëveshjes, sikurse pasurimi i uraniumit deri në atë nivel që mund të përdoret për prodhimin e një arme bërthamore./ VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Hyri në Greqi për të prerë dru/ Arrestohet 54-vjeçari shqiptar

Publikuar

-

Nga

cna lajme rajon

Një 54-vjeçar shqiptar është arrestuar në kufirin me Greqinë, ka hyrë në mënyrë të paligjshme për të prerë dru.

Arrestimi i shqiptarit u bë në Follorinë teksa u pikas me një kalë e sëpatë në pyll.



Ai kishte arritur të priste 0.3 metra kub lis teksa menjëherë policia greke e ka prangosur dhe i ka sekuestruar kalin dhe sëpatën./ CNA.al

LEXO TE PLOTE