web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Spartak Ngjela/ FBI, marrëveshje me kompanitë offshore për pasuritë e korrupsionit shqiptar

25 Maj 2017, 08:04, Aktualitet CNA

Avokat Spartak Ngjela i paralajmëron politikanët që kanë fituar para në rrugë korruptive, se, shumë shpejt, po u vjen fundi. I cituar nga gazeta ?Sot?, Avokat Ngjela ka deklaruar se brenda disa muajve do zbatohet marrëveshja mes FBI dhe kompanive offshore, që këto të fundit të deklarojnë paratë e pista të pushtetarëve shqiptarë. ?Pushtetarëve ua kanë gjetur paratë. Shumë shpejt, për disa muaj, do vihet në funksionim marrëveshja që ka bërë FBI me offshoret, të cilat janë të detyruara të ekspozojnë të gjitha depozitat.Të gjitha këto po t?i konvergojmë në një pikë, krijojnë frikë për korrupsionin. Frika ka dy faza: faza e parë e rrit tensionim e frikës, sepse vjen gjykata e pavarur dhe te e dyta, fillon akuza ndaj tyre për ato që kanë gjetur me gjykatë të pavarur dhe prokurori të pavarur. Kjo është arsyeja që janë disi të çorientuar, por në një mënyrë humoristike edhe paqësor?, është shprehur  Ngjela. /Citynews





Lajmet e fundit nga