web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Martesa” me Ramën/Meta e thotë hapur: Nuk kisha pritshmëri të hatashme

24 Maj 2017, 21:10, Aktualitet CNA

Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta, tha se pas zgjedhjeve LSI-ja është e gatshme të bëjë koalicion me atë forcë që garanton më shumë demokraci e stabilitet.

Në studion e News 24, Meta foli edhe për listat e LSI-së, dhe ka mohuar të jenë hartuar me mendimin se opozita nuk do merrte pjesë në zgjedhje.

?Asnjëherë se kam menduar që PD nuk do hynte në zgjedhje. S?kam dashur ta mendoj asnjëherë këtë?, tha Meta.

Eni Vasili: Si shpjegohet ndryshe lista e Tiranës e mbushur me të rinj, disa pa eksperiencë?

Meta: Pa eksperiencë? Me vjen keq. Klajda Gjosha e Kejdi Mehmetaj apo Luan Rama nuk janë pa eksperiencë.

Ndërsa duke folur për pritshmëritë e aleancës katër vjeçare me Ramën, Meta shton:

?Nuk kam pasur pritshmëri të hatashme, nuk mund të them se jam edhe aq i zhgënjyer. Kemi qenë mjaft luajalë, korrektesa edhe luajaliteti do ta çojnë gjithnjë në rritje LSI-në?, sqaroi ai./CityNews





Lajmet e fundit nga