web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha sulmon publikisht Ramën/Zbulon se çfarë ka në mendje kryeministri

24 Maj 2017, 14:38, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar ditën e sotme në lidhje me premtimet që Edi Rama ka filluar të japë në elektoratin e tij.

Basha në një postim në rrjetet sociale ka thënë se Rama beson se mund t?i gënjejë përsëri njerëzit përderisa i gënjeu herën e parë.

Akuzën e tij lideri demokrat e lidh varfërinë në vend, premtimet në shëndetësi, punësim dhe arsimim.

?Edi Rama mendon se, meqë i gënjeu njerëzit njëherë, mund t?i gënjejë përsëri. Pasi nuk mbajti asnjë premtim, qoftë edhe një të vetëm, ai ka filluar të premtojë nga e para.

Premtoi 300 mijë vende pune, por nuk hapi asnjë. 300 mijë shqiptarë e braktisën Shqipërinë katër vitet e fundit për të gjetur punë në emigrim, por në vend të kërkojë falje, ai po gënjen prapë se do të hapë 220 mijë vende në mandatin e dytë. Në katër vite, të varfërit u varfëruan më shumë, ndërsa një grusht oligarkësh u bënë më të pasur nga favoret e qeverisë, por ai prapë gënjen kur thotë se do të punojë për të varfërit. Shëndetësia e premtuar falas është rrënuar dhe njerëzit paguajnë çdo gjë nga xhepi i tyre, por ai gënjen edhe një herë duke premtuar se do e bëjë falas në mandatin e dytë. Ai i braktisi fermerët e nuk u dha kurrë mbështetje, por ai tani premton se me të do të lulëzojë bujqësia. Krimi zaptoi shtetin e ekonominë dhe kanabisi mbuloi Shqipërinë, por ai thotë se ka bërë shtet dhe do bëjë edhe më shumë shtet.

Edi Rama kujton se njerëzit nuk kuptojnë, prandaj i gënjen, i përçmon dhe i tall çdo ditë ata. Shpërfillja ndaj qytetarëve dhe përqëndrimi i pushtetit e pasurisë në pak duar është vete thelbi i republikës së vjetër. Ndryshimi më i madh që do sjellë Republika e Re është kthimi i pushtetit tek njerëzit, të cilët do të kenë mundësi të jetojnë në mënyrë të ndershme, me punën dhe aftësitë e tyre.

#ZgjedhjeTeLira #RepublikaeRe?, ka shkruar Basha./CityNews





Lajmet e fundit nga