web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nis “lufta” brenda opozitës/Aleati sulmon Bashën: Poshtërsi me listat!

21 Maj 2017, 14:06, Aktualitet CNA

Ish-kreu i LDE, parti aleate me Lulzim Bashën, Arian Galdini, ka reaguar me tone të ashpra për zhvillimet më të fundit politike, ku PD po përgatit listat e kandidatëve për deputetë që të hyjë në zgjedhje e vetme.

Ishte marëveshja e arritur pak ditë më parë mes Ramës dhe Bashës që hoqi mundësinë e regjistrimit të koalicioneve, duke dëmtuar partitë e vogla. Në lidhje me këtë, Galdini deklaron se PD nuk po bën dhe as ka bërë asnjë ditë opozitë e vetme.

Sipas tij, aq sa ka bërë opozitë PD, kanë bërë dhe aleatët e saj, duke shtuar se ka aleatë që kanë bërë qëndresë e betejë më shumë se PD.

Ja reagimi i plotë:

Nje kendveshtrim sesi PD mund te ishte treguar e ndershme dhe mirenjohese me ne Aleatet.
Se pari, perjashtoj veten time, sepse une jam Kryetar i dorehequr dhe sepse une e kam deklaruar qe ne janar qe jam i painteresuar qe te kandidoj ne Listen e PD… E kam shkruar dhe riperseritur kete deklarate papushim ne media, artikuj e ngado.
Kesisoj i cliruar nga interesi dhe konflikti personal, shpresoj te kuptohet drejt ky kendveshtrim.
Si vijim, po them se PD nuk po ben e as ka bere asnje dite Opozite e vetme.
Po aq sa ka bere Opozite PD, kane bere edhe Aleatet e saj.
Po aq sa ka bere beteja e qendrese Opozitare PD, po aq kane bere edhe Aleatet e saj.
Madje ka nder Aleatet e PD qe kane bere me shume beteja e qendrese sesa edhe vete PD.
Nuk po i perfshij te gjithe Aleatet ketu, por dihet kush jane Opozitaret qendrestare ne keto vite..
PD ne vitin 2013, u dha mandate disa Aleateve te saj, e keta i quan Aleate Parlamentare.
Me mandate qe ua ka dhene vete PD, 4 vjet me pare….
Tani pas 4 vjetesh, asgje nuk ndryshon. PD per hir te mandatit qe ua ka dhene 4 vjet me pare, rishperblen me mandate pothuajse po te njejtet Aleate… Madje ka edhe nga ata qe mandatin e kane mare nga Edi Rama….
Kjo vret cdo mundesi per prurje te reja…
Po te njejtet aktore qe shperblehen parreshtur e gjithmone nga PD…
Aleatet joparlamentare dhe partite e reja si LDE qe nuk e kishte provuar ende konkurimin, mbeten si Aleate te dores se dyte….
PD krijoi dhomen e Aleateve Parlamentare dhe dhomen e Aleateve jo Parlamentare, dhomen e Patriceve dhe dhomen e plebejve…
Sistemi i vlerave mbaroi ne diten kur u mbyt konkurimi…
Sistemi i vlerave vdiq, diten kur u shpalos haptazi mosvleresimi dhe mosmirenjohja…
Po mire, pse duhet PD psh te kandidoje Aktiviste te saj te njohur vetem nga strukturat e saj, ne listat e sigurta, e te mos kandidoje Aleatet e saj?
Betejat i kemi bere bashke, sakrificat i kemi ndare bashke.
Pse nje Aktivist i njohur ne strukturat e PD, duhet te kandidoje ne Liste te sigurte, ndersa nje Aleat i spikatur, vleror, nuk u dashka kandiduar?
Sidomos, kur PD sapo ka nenshkruar nje Pakt, ku Aleateve te saj ua ka ekzekutuar pa gjyq te drejten e kandidimit dhe konkurimit me vete…
Atehere, perse PD, te mos ofroje Lista te hapura, e njerezit te votojne figurat me te spikatura e me te dashura prej tyre?
Kesisoj ne te njejtat Lista edhe Njerezit e PD edhe Aleatet, jane te barabarte e fitofshin me te miret…
PD duhet tu ofroje mundesine e Listave te hapura Aleateve e ti perfshije me te miret e me qendrestaret e me vleroret prej tyre ne Listat e saj per Deputet…
Nese nuk e ben kete, kjo deshmon vetem ligesi, mosmirenjohje, por edhe driteshkurtesi…
Kaq kam per sot…
Kete beteje nuk e bej per vete… Por kam takuar e njoh ne LDE por edhe nder Aleatet e PD njerez te mrekullueshem dhe vlerore.
Eshte poshtersi ti terheqesh njerezit ne beteja, e pastaj ti lesh jashte dere duke u thene ne fund te betejes, secili ne shtepi te vete, por frigoriferin dhe kuzhinen do ti mbash ti ne shtepine tende…/CityNews





13:22 Aktualitet

Fryjnë erëra lufte

Çështja ruse, e cila është në thelb një çështje kufijsh, ka ...

Lajmet e fundit nga