web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Meta paralajmëron koalicionin PS-PD/Do ketë surpriza!

19 Maj 2017, 20:06, Aktualitet CNA

Ish-kreu i LSI, Ilir Meta, tha në emisionin ?Zonë e Lirë? se do të ketë surpriza në zgjedhjet e 25 qershorit. Sipas tij, pas marrëveshjes Rama-Basha gara është bërë më demokratike.

Teksa gazetari Arjan Çani po ngacmonte kreun e Kuvendit me deklaratën që Rama bëri pasditen e kësaj të premte në Korçë, ku tha se PS do të marrë më shumë se 71 deputetë, Meta është shprehur me të qeshur se 71 PS i merr bashkë me PD.

?71 me gjithë PD?, tha Meta. Kjo deklaratë e bëri moderatorin të habitet, i cili i kërkoi ta përsërisë, pasi me të nënkuptohet se mes PD dhe PS do të ketë një koalicion paszgjedhor, por Meta më tej tha se kjo ishte një shaka./CityNews





Lajmet e fundit nga