web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Listat e PD/Çfarë pritet të ndërtojë Basha?

19 Maj 2017, 13:47, Aktualitet CNA

PD është duke përgatitur listat e saj të deputetëve por edhe duke i dhënë fund strukturës së saj elektorale e cila do të çojë forcën më të madhe të opozitës drejt zgjedhjeve.

Pikërisht ky është dhe momenti më i vështirë i Bashës. Faktet flasin vetë. Në bazë të ligjit, 50% e listave duhet të jenë gra.

Vetë Basha ka deklaruar se 35% do të jenë të rinj. Nga ana tjetër, pritet që së paku 6 kryetarë të partive aleate të jenë në listat e sigurta të PD, që do të thotë jo më pak se 15% e totalit të listës fituese të deputetëve.

Duke bërë këtë llogari të thjeshtë, pra duke lexuar ligjin dhe ato çfarë ka thënë Basha, rezulton që pjesa më e madhe e listës do të jetë e mbyllur mbi tavolinën e Bashës. Lind vetëm një pyetje e thjeshtë. Po votat kush do t?ia mbledh demokratëve?

Sepse mesa duket nëpër lista vështirë se do të gjejnë vend ata që vërtetë mbledhin vota nga demokratët, dhe PD rrezikon jo pak duke çuar tek shqiptarët dhe demokratët në veçanti, një listë që mund të jetë më e turpshma e 27 viteve të pluralizmit politk. Lista do të ketë gra, të rinj, parti aleatë, por vështirë se duket të ketë kjo listë hapësirë dhe vend për ata që janë përfaqësuesit e vërtetë të bazës së PD./CityNews





Lajmet e fundit nga