web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rrëfimi ndryshe i ministres Nikolla/Vajza, drita e syve të mi. Si e fitoi masterin në Francë

17 Maj 2017, 09:50, Aktualitet CNA

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, vjen sot në një rrëfim ndryshe, duke na treguar jo vetëm për angazhimin e saj në politikë, por edhe për jetën private. Në rubrikën ?Këndi i ekselencës? në ?Vila24?, ministrja Nikolla tregon vitet e studimit, dëshirën e saj për të studiuar për mjekësi, si dhe njohjen me bashkëshortin e saj, gjatë studimeve universitare.

?E kam patur ëndërr që unë të isha një mjeke. Kam insistuar për të ndryshuar degën dhe të studioja për mjekësi, por kjo nuk u bë e mundur. Ndërsa po të më pyesësh sot çfarë do dojë të studioje, unë do të thoja matematikë. Kjo falë një universiteti, ku unë i jam mirënjohëse të gjithëve. Kjo ka qenë një periudhë shumë e mirë e jetës sime. Në atë kohë kam njohur personin që u bë bashkëshorti im?, rrëfehet ministrja Nikolla në studion e ?News24?.

Ministrja ka rrëfyer raportet me vajzën e saj, teksa thotë se ndihet krenare për arritjet e saj.

?Livia është drita ime e syve, ashtu si për çdo prind. Por unë dhe bashkëshorti im ndihemi të realizuar, pasi vajza jonë i ka përfunduar studimet me rezultate të shkëlqyera. Ajo që na bën ne të ndihemi shumë mirë si prindër është se gjithçka i kemi arritur me përpjekjet tona. Ne vijmë nga familje të thjeshta dhe gjithçka e kemi arritur falë angazhimit tonë. edhe vajza jonë përpjekjet e saj i ka përkthyer në rezultate. Ajo nuk i bazon përpjekjet e veta në emra apo mbiemra. Vajza ime nuk pëlqen që unë ta përmend apo të flas në publik për të. Ata që e njohin e dinë sa e tërhequr është. Vajza ka përfunduar në Shqipëri universitetin, e më pas si çdo i ri ka kërkuar të bëjë masterin jashtë. Kjo ka ndodhur para se unë të bëhesha ministre, pra kur fitoi masterin në Barcelonë. Aty studentëve më të mirë iu dha një bursë e plotë për të studiuar në Francë. Jemi kompleksuar nga kjo situatë, edhe për shkak të komenteve?, u shpreh Nikolla./bw





Lajmet e fundit nga