web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama jep mesazhin e parë pas refuzimit të paketës McAllister/Me çfarë e nis ditën

17 Maj 2017, 07:40, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama ka dhënë mesazhin e mëngjesit, një ditë pasi refuzoi marrëveshjen me Lulzim Bashën për zgjidhjen e krizës.

Rama iu uron mirëmëngjes qytetarëve, me një foto të punonjësve të OSHEE.

Duke iu shprehur mirënjohje dhe respekt të gjithë punonjësve të sistemit të energjisë, kryeministri shkruan se shumë është bërë, por edhe më shumë mbetet për t?u bërë në rrugën e kthimit të energjisë.

Mesazhi i plotë:

MIRËMËNGJES ?
dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë imazh të përkushtimit në detyrë të këtyre heronjve të heshtur që shërbejnë çdo ditë, në çdo orë dhe shumë më fort në kushte tejet të vështira, për të siguruar furnizimin me energji për qytetarët kudo ndodhen.
Mirënjohje dhe respekt për të gjithë ata punonjës në sistemin e energjisë që me aftësitë dhe ndershmërinë e tyre e kthyen reformën në energji në një histori suksesi, falë së cilës sot shqiptarët paguajnë më pak për faturat e tyre ndërsa sektori nga një barrë për taksapaguesit, tanimë kontribuon me të ardhura në buxhetin e përbashkët të shqiptarëve.
Shumë është bërë por edhe më shumë mbetet ende për tu bërë në rrugën e kthimit të energjisë në një burim mirëqenie për Shqiptarët. Por edhe shumë ka për të humbur nëse ndalemi sot. Prandaj përpara për #ShqipërinëQëDuam ?? ??me#Shtet ?#Punë ?#Mirëqenie/CityNews





Lajmet e fundit nga