web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

LSI mbështet PD/Kur mund të bëhen zgjedhje të lira

15 Maj 2017, 20:57, Aktualitet CNA

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, komentoi krizën politike të krijuar prej muajsh në vend. Në emisionin ?Debati në Channel One?, Luan Rama u ndal te kauza e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, duke e cilësuar atë një çështje me rëndësi, që kërkon përgjegjshmëri si një problem i vjetër në zgjedhjet elektorale.

?Kauza e zgjedhjeve të lira, padyshim që është një akuzë e drejtë, është një kauzë madhore. Shqipëria e ka problem shumë të madhe çështjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, korrekte, transparente?, u shpreh Rama.

Krahas kësaj, Rama u shpreh se çështja e zgjedhjeve të lira duhet të gjej një zgjidhej sa më parë gjë që dëshmohet edhe vëmendja ndërkombëtare që ka marrë kjo çështje.

?Është padyshim çështja e parë që duhet zgjidhur dhe prandaj jemi nën apelin e përditshëm për dialog, për mirëkuptim, për konsensus dhe prandaj edhe ndërkombëtarët janë kaq të pranishëm në vajtje-ardhjet e tyre për të bërë të mundur atë që u tha edhe sot nga z. Yee, që natyrisht që zgjedhjet të jetë të mira duhet të jenë të gjithë palët që të konkurrojnë dhe të marrin pjesë në to?, nënvizoi Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim./CityNews





Lajmet e fundit nga