web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dhuna mbi gazetaren Xharra/ Reagimi i Kryeministrit dhe Presidentit

13 Maj 2017, 08:32, Aktualitet CNA

Pas ushtrimit të dhunës së pashembullt ndaj gazetares dhe ish kryeredaktores së gazetës ?Zeri? të Kosovës, nga persona ende të paidentifikuar prej policisë, ka reagur kryeministri, Isa Mustafa, por edhe presidenti i vendit Ashim Thaçi.

?Sulmi mbi Arbana Xharrën është akt i ulët dhe i turpshëm. Kryerësit duhet të sillen para drejtësisë?, ka thënë Mustafa.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një postim në rrjetin social facebook, ka komunikuar duke u shprehur se: ?Me këtë sulm të ulët nuk është cënuar vetëm Arbana dhe familja e saj, por edhe parimet dhe vlerat demokratike mbi të cilat po e ndërtojmë shoqërinë tonë?.

?Jam thellësisht i tronditur dhe i shqetësuar me sulmin kundër Arbana Xharrës. Është krejtësisht i papranueshëm dhe i dënueshëm përdorimi i dhunës dhe asgjë nuk e arsyeton atë. Si shoqëri nuk bën të lejojmë që dhuna të bëhet mjet i shprehjes së pakënaqësisë sonë. ?Me këtë sulm të ulët nuk janë cenuar vetëm Arbana dhe familja e saj, por edhe parimet dhe vlerat demokratike mbi të cilat po e ndërtojmë shoqërinë tonë. Organet e rendit duhet ta zbardhin në tërësi rastin dhe t?i sjellin sulmuesit para drejtësisë?, ka komentuar Presidenti Ashim Thaçi.

Reagime ka patur edhe nga ministra, deputet e politikanë të cilët pëveçse e dënojnë aktin e dhunshëm i kërkojnë me insistim politcë të gjej dhunuesit. / CityNews





Lajmet e fundit nga