web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama tregon se çfarë i tha Bashës tek Nishani

9 Maj 2017, 16:01, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar detajet nga takimi me liderin e opozitës Lulzim Basha gjatë takimit që pati në Presidencë. Gjatë fjalës nga kongresi i PS-së në Durrës Rama tha se se temë e bisedës ishte edhe kanabisi ku i kishte thënë Lulzim Bashës se ky vit është epilogu i luftës sonë me këtë fenomen.

?I thashë edhe Bashës në takimin që pata kur më përsëriste përrallën e qeverise teknike për të luftuar kanabisin. Mos u lodh, i thashë, se ky vit është epilogu i luftës sonë me këtë fenomen dhe jo vetëm Shqipëria do dalë prej këtij viti e lehtësuar nga kjo plagë por edhe policia e shtetit do të dalë më e fortë. Por, ata nuk do jenë as në kuvend, nuk di ku do jenë, do jenë rrugëve, do kërkojnë bar e s?do gjejnë dot, do thonë u ç?i bëmë vetes?- tha Rama.

Gjithashtu Rama deklaroi se i kishte thënë Bashës në atë takim ta harrojë 18 qershorin.

?Ca i thashë tjetër, i thashë harroje, 18 qershori nuk pret, ai është i njerëzve të zakonshëm dhe ne jemi të gjykuarit, ata janë gjykatësit, në 18 qershor mbyllet kapitulli i shëmtuar i një Shqipërie ku drejtësia është mall që shitët dhe blihet?- tha Rama.





Lajmet e fundit nga