web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video-Ekskluzive/Policët bashkiakë i rrëmbejnë lakrat shitëses

9 Maj 2017, 15:24, Aktualitet CNA

Policia Bashkiake është filmuar sot duke abuzuar me ligjin në mes të ditës. Në një video të siguruar nga CityNews, duken policët bashkiakë që i rrëmbejnë shitëses një sasi lakrash apo sallatë jeshile, pa i paraqitur më parë një procesverbal bllokimi apo edhe një gjobë.

Polici merr lakrat e gruas në mënyrë arrogante dhe i hedh në bagazhin e makinës së tij. Ndoshta gruaja, e cila duket disi në moshë, mund të jetë aty për bukën e gojës dhe këto lakra mund të jenë shpresa e saj e vetme, por kjo është e parëndësishme për policët e Erion Veliajt.

Ata i rrëmbejnë mallin gruan pa asnjë dokument dhe ne nuk e dimë nëse mund t?i marrin për vete, t?ia çojnë kryebashkiakut veliaj I cili nuk dihet a I preferon jeshilet si fiqtë./CityNews





Lajmet e fundit nga