web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Deputeti i PD zbulon skenarin/Do të hyjmë në zgjedhje me 16 korrik ose...

1 Maj 2017, 20:49, Aktualitet CNA

Deputeti i PD si dhe Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë, Gerti Bogdani i ftuar në emisionin e Rudina Xhungës ka komentuar mbrëmjen e sotme vendimin e Partisë Demokratike për të mos u futur në zgjedhjet e 18 qershorit.

Në lidhje me këtë çështje, Bogdani ka sqaruar se PD nuk ka deklaruar asnjëherë se do të bojkotojë zgjedhjet dhe se ajo do të hyjë zgjedhje nëse ato do të zhvillohen sipas standarteve.

?Nuk ka vendim për bojkot zgjedhjesh por vendim për bojkot parlamenti. PD nuk e ka artikuluar ndonjëherë këtë gjë. Ne kemi thënë se kërkojmë qeveri teknike. Nuk kemi marrë vendimin për bojkot, vetëm kemi kërkuar zgjedhje të lira e të ndershme dhe nuk kemi thënë që nuk do të marrim pjesë në zgjedhje të tilla. Zgjedhje më 18 qershor nuk do të ketë.  Por PD do të marrë pjesë nëse shtyhen, qoftë në 16 korrik ose më vonë dhe sigurohen standardet?, tha Bogdani./CityNews





Lajmet e fundit nga