web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

 Pas trazirave, ja çfarë do bëjnë partitë shqiptare të Maqedonisë

28 Prill 2017, 18:33, Aktualitet CNA

I prononcuar për trazirat e të enjtes kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, apeloi për gjakftohtësi dhe kërkoi që problemi infraetnik të mos shndërrohet në problem ndëretnik.

?Apeloj tek të gjithë qytetarët në Republikën e Maqedonisë që të ruajnë gjakftohtësinë, urtësinë dhe në veçanti tek shqiptarët që ky problem nga intra­etnik mos të shndërrohet në problem ndër­etnik. Por siç ka filluar si problem politik, me mjete politike të zgjidhet dhe të marrë drejtimin duhur drejt konstituimit të institucioneve të shtetit?, ka theksuar Ahmeti, duke e refuzuar pjesëmarrjen e partive shqiptare në takimin e liderëve të thirrur nga presidenti Ivanov. Për këtë të fundit Ahmeti u shpreh se nuk është pjesë e zgjidhjes së problemit.

?Mendojmë që Ivanovi është pjesë e problemit dhe nuk është pjesë e zgjidhjes së problemit dhe nuk mendoj që vendimi në kryesi do të jetë që ne ti përgjigjemi thirrjes së Ivanovit. Duhen përdorur mekanizma tjerë për ti ulur palët, për ti ulur gjakrat në fillim dhe tani të shihet se cilat masa duhet mare për veprimet e ardhshme?, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI­së.

Lidhur me strategjinë e ditëve të ardhme Ahmeti konfirmoi se është në koordinim edhe me forcat e tjera politike për të gjetur një zgjidhje të situatës.

?Jemi në koordinim edhe me forcat e tjera politike, të shohim për ndërtimin e strategjisë së ardhshme dhe cilat hapa do të ndërmerren drejt vënies në veprim dhe funksion të parlamentit dhe të ushtrimit të detyrës dhe funksionit të kryetarit të sapo zgjedhur të Kuvendit të RM­-së?, tha Ahmeti.

Veprimet do të vazhdojnë edhe më tutje drejt konstituimit të institucioneve.

?Mendoj se çdo deklaratë që nxit është e dëmshme në këto momente, që të gjithë duhet të apelojmë për ulje të tensioneve dhe vënie në funksion të institucioneve. Sepse në rrugë institucionale mund të kanalizohen gjërat dhe të hyjnë në binarë për zgjidhje përfundimtarë dhe me thirrje dhe apele për revanshizëm mendoj që na çon në rrugë të pakrye dhe në rrugë të rrezikshme për vetë RM­-në?, u shpreh Ahmeti. /CityNews





Lajmet e fundit nga