web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kanosi me sëpatë kunatin/Arrestohet fieraku

19 Prill 2017, 07:41, Aktualitet CNA

Policia e Fierit ka arrestuar një 61-vjeçar, pasi akuzohet për kanosje. Mësohet se shtetasi P. B., banues në fshatin Mbyet të Fierit, ka kanosur me sëpatë kunatin e tij.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka kanosur me sopatë kunatin e tij, shtetasin G. D., 53 vjeç, banues në lagjen ?1 Maj?; Fier, si edhe ka dëmtuar disa vazo lulesh në banesën e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale ?Dhunë në familje?; dhe ?Dhunimi i banesës?; parashikuar nga Nenet 130/a/2 dhe 112 të Kodit Penal./CityNews





Lajmet e fundit nga