web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Kastriot MYFTARAJ/Një teori konspiracioni së cilës ka detyrim t’ i përgjigjet Ministri i Jashtëm gjerman, z. Gabriel

17 Prill 2017, 21:18, Aktualitet CNA

Ministri i Punëve të Jashtme i Gjermanisë, z. Gabriel sot foli ashtu siç duhet ndaj opozitës në Shqipëri. I tha se kërkesat e saj kryesore që kanë të bëjnë me zgjedhjet janë absurde. I tha me të drejtë se nuk ndodh në botë që qeveria, e cila nuk e ka humbur mbështetjen parlamentare të japë dorëheqjen para zgjedhjeve për t? ia lënë vendin një qeverie teknike. Z. Gabriel pati të drejtë edhe kur disa kritika të opozitës shqiptare ndaj ndërkombëtarëve i quajti teori konspiracioni ballkanase.
Sepse opozita shqiptare nuk di as të ndërtojë teori serioze konspiracioni, mbi bazën e fakteve që zotëron sot. Teoritë serioze të konspiracionit, në këtë rast ato politike, si kategori shkencore, e kanë prejardhjen në universitetet gjermane. Dhe këtu nuk e kam aspak fjalën për teoritë që kanë lidhje me Nacizmin, sepse kjo zeje intelektuale është shumë më e hershme. Teori serioze konspiracioni në shkencat politike janë ato të cilat fitojnë të drejtën e qytetarisë në shkencat politike si shpjegime bindëse, pasi e vërteta zyrtare ka mangësi serioze në arsyetimin e saj.
Qëndrimi i z. Gabriel në Tiranë të nxit intelektualisht dhe të frymëzon për të paktën një teori konspiracioni, së cilës z. Gabriel ka detyrim t? i përgjigjet. Z. Gabriel, nga njëra bëri kritika të drejta ndaj opozitës shqiptare, por në anën tjetër nuk i adresoi asnjë kritikë qeverisë shqiptare për shndërrimin e vendit në një plantacion gjigand cannabis sativa, që nuk është një shpikje e opozitës, por një realitet i vërtetuar me sasitë e mëdha të drogës me prejardhje nga Shqipëria të kapura në vendet e Bashkimit Europian. Jo vetëm ai por edhe Bashkimi Europian në përgjithësi hesht për këtë realitet shqiptar. Si shpjegohet ky tolerim ndaj Qeverisë ?Rama? kur në periudhën që është ajo në fuqi, sasia e drogës që shkon në vendet e Bashkimit Europian nga Shqipëria, duke pasur parasysh drogën e kapur në vendet e BE, me prejardhje nga Shqipëria, është shumëfishuar. Në mungesë të një shpjegimi bindës zyrtar këtu fiton të drejtën e ekzistencës një teori konspiracioni e arsyeshme.
Heshtja elokuente e Ministrit të Jashtëm Gjerman sot në Tiranë, për lazaratizimin e krejt Shqipërisë nën Qeverinë ?Rama?, përbën premise për një teori të arsyeshme konspiracioni, atë se Edi Ramës i është dhënë si shpërblim licenca faktike e shndërrimit të Shqipërisë në një plantacion gjigand cannabis sativa, në këmbim të diçkaje të madhe që duhet ta bëjë ai për të keqen e vendit.
Nuk është e vështirë të kuptohet se çfarë i kërkohet Edi Ramës në këmbim të kësaj licence shumë fitimprurëse. I kërkohet të pranojë dhe të nënshkruajë në emër të Shqipërisë hyrjen e vendit tonë në Jugosllavinë e re, që disa lobe të fuqishme sllavofile në kryeqytetet europiane, duke përfshirë edhe Brukselin e shikojnë si zgjidhje për vrimën e zezë gjeopolitike të Ballkanit Perëndimor, ku kanë mbetur ish-republikat dhe krahinat e dikurshme jugosllave minus Sllovenia dhe Kroacia, por plus Shqipëria. Bashkimi Europian nuk dëshiron t? i anëtarësojë këta vende, prandaj do ta mirëpriste një zgjidhje kompromisi për ta, që në letër do të ishte e përkohshme, por që pastaj do të bëhej, për inerci burokratike, e përhershme. Vetë Edi Rama ka folur publikisht në mbështetje të kësaj nisme për bashkim të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kuptohet që kjo është pikënisja dhe pastaj procesi merr rrugë deri krijimi i federatës së re.
I ashtuquajturi Proces i Berlinit, që ka pasur në qendër krijimin e një kulti të ri të llojit neojugosllav ?Vëllazërim-Bashkim?, atë të miqësisë Rama-Vuçiç, ka pasur si qëllim hedhjen e themeleve të Jugosllavisë së Re. Në Berlin ka një lob të fuqishëm politik me prirje paqësimi ndaj Rusisë, dhe në këtë linjë bën pjesë politika e krijimit të një lloj federate në Ballkanin Perëndimor, ku serbët dhe në përgjithësi sllavët do të dominojnë mbi shqiptarët, qoftë edhe për arsye numerike. Pikërisht për këtë arsye tolerohet Edi Rama nga serbët që të shkojë në Beograd dhe të flasë atje për pavarësinë e Kosovës. Me këtë duan t? i krijojnë besueshmëri politike te shqiptarët, që kanë përvojë të keqe me politikanët e tyre që kanë shkuar në Beograd.
Në historinë e shtetit shqiptar, kanë qenë tre politikanë para Edi Ramës të cilët kanë shkuar në Beograd për të nënshkruar në emër të Shqipërisë këtë projekt: Esad Toptani, Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha. I pari, Esad Toptani u vra nga dora atdhetare shqiptare për këtë përpjekje të tij. Ahmet Zogu nënshkroi një marrëveshje të fshehtë në Beograd, në 1924, por si makiavelik i madh që ishte e mohoi kur u kthye në Tiranë. Enver Hoxha shkoi në Beograd në 1946 dhe nënshkroi me dy faza (Beograd-Tiranë) një traktat që e bënte Shqipërinë shtet vasal të Jugosllavisë. Shqipëria shpëtoi për shkak të një përmbysjeje të situatës ndërkombëtare, një ironie të historisë, që Stalini, i cili ia kishte ofruar Shqipërinë Jugosllavisë që ta gëlltiste si ?thelë? të lakmuar, më pas, në konfliktin ideologjik që pati me Titon, doli befas si mbrojtës i Shqipërisë duke llogaritur që ta përdorte aneksimin e saj nga Jugosllavia si shkak për luftë ndaj Jugosllavisë. Titoja u tërhoq nga Shqipëria, dhe Enver Hoxha, jo më pak makiavelik se Zogu, shpëtoi fytyrën e vet.
Skenari i katërt i kyçjes së Shqipërisë në Jugosllavi ka si aktor nga pala shqiptare Edi Ramën. Në kryeqytetet e Bashkimit Europian, ku gjen mbështetje projekti i Jugosllavisë së re, e dinë se kyçja e Shqipërisë në Jugosllavinë e Re do të shkaktojë një reagim shumë të dhunshëm ndaj qeverisë shqiptare nga brenda vendit. Shtetarët europianë që mbështesin projektin e Jugosllavisë së Re e dinë se Edi Rama nuk mund të mbështetet plotësisht as te Policia e Shtetit dhe Ushtria nëse kërkon ta bëjë Shqipërinë republikë jugosllave. Prandaj i kanë dhënë Edi Ramës licencën e kanabisizimit të Shqipërisë që të ketë te mafia një forcë aleate e cila të shtypë qëndresën në vend ndaj integrimit në Jugosllavinë e Re.
Nëse Bashkimi Europian dhe Gjermania posaçërisht, e cila duket shumë entuziaste për idenë e Jugosllavisë së Re, duan që të ballafaqohen me Nacionalizmin Shqiptar në versionin e tij më të dhunshëm, nuk kanë ku të gjejnë katalizator më të mirë se të mbështesin projektin e integrimit të Shqipërisë në Jugosllavinë e Re. Jugosllavia e Re që përfshin Shqipërinë, ka para si pengesë një vijë të kuqe historike shqiptare, e cila nëse është e nevojshme do të forcohet me gjak, për ata që nuk e shikojnë. Nëse ky gjak i derdhur do të jetë edhe gjak diplomatësh gjermanë në Tiranë, e kanë merituar.
E majta shqiptare duhet ta dijë se edhe një milion vota i japin mandate vetëm për ta qeverisur vendin, por nuk i japin mandat për ta futur Shqipërinë në Jugosllavinë e Re. Historia ka treguar se kombet, shtetet, kur është fjala për të ruajtur ekzistencën e tyre kombëtare kanë bërë luftra madje edhe luftra civile ku janë vrarë deri edhe gjysma e popullsisë. Vetëm për ta shpëtuar nga sllavët këtë Shqipëri që kemi sot, së paku këtë territor në kufijtë shtetërorë, janë vrarë gjatë shekujve të historisë më shumë se një milion shqiptarë. E nëse është e nevojshme që ky vend të shpëtojë nga përfshirja në Jugosllavinë e Re, le të vriten po kaq, në rastin kur janë bërë bashkëpunëtorë, qoftë edhe me votën e tyre, në këtë tradhti kombëtare. E majta shqiptare do ta mësojë këtë të vërtetë të thjeshtë historike, ose me fjalë ose me plumba në kokën e liderëve të saj, që kanë hyrë në rrugën e Esad Toptanit.





Lajmet e fundit nga