18 "kurbanë" për sasinë rekord të drogës/Si e mohoi lajmin policia shqiptare
CityNews raportoi e para për kapjen e një sasie të madhe dro...
Prokuroria për Krime të Rënda ka publikuar emrat e 18 zyrtarëve të lartë të policisë, të cilët u arrestuan në Durrës. Të arrestuarit akuzohen për kalimin e kamionit me 10 tonë drogë drejt Italisë.
Ngjarja ndodhi në muajin shkurt dhe CityNews ishte e para që do ta raportonte, por vetëm një ditë më pas policia shqiptare do ta mohonte këtë lajm.
Ndërkohë, sot mësohet se kanë rënë në pranga 10 punonjës policie në Portin e Durrësit, si dhe 8 doganierë të Qafë-Thanës, Durrësit e Tiranës.
Ja njoftimi zyrtar i Prokurorisë:
Në bazë të një hetimi të Prokurorisë për Krime të Rënda, është urdhëruar arrestimi i një numri të lartë personash, ndër të cilët 10 punonjës policie në Portin e Durrësit, përfshirë edhe shefin e stacionit policor, si edhe 8 doganierë të Qafë-Thanës, Durrësit e Tiranës, të dyshuar se kanë siguruar kushtet për kalimin e dy ngarkesave të ndryshme, me peshë totale 10 ton kanabis sativa nga Shqipëria në Itali, në shkurt dhe mars 2017.
Për të gjithë këta persona, Prokuroria për Krime të Rënda ka krijuar dyshime të arsyeshme se kanë konsumuar elementët e veprës penale të ?Trafikut të narkotikëve?, në bashkëpunim. Për këtë arsye, me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata për Krime të Rënda ka caktuar masën e sigurimit ?arrest me burg?, të cilat u zbatuan nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme, si edhe Policisë së Shtetit, për zbatim.
Ky hetim përfshin dy episode:
Rasti i parë, i ndodhur në datën 05.02.2017, kur në Itali u kap një kamion me 8 ton drogë, e cila kishte hyrë në Shqipëri nga Maqedonia nëpërmjet pikës doganore Qafë-Thanë dhe ka dalë nga pika e kalimit kufitar në portin e Durrësit. Për këtë rast, para pak javësh u arrestuan edhe 4 punonjës policie të Qafë-Thanës.
Rasti i dytë ka ndodhur në datën 24.03.2017, kur në Itali u kap një kamion me shofer shqiptar, me rreth 2.2 ton kanabis në bord.
Prokuroria për Krime të Rënda, në bazë të informacioneve të siguruara nga autoritetet italiane për kapjen e këtyre ngarkesave me lëndë narkotike, ka nisur hetimet, nga ku janë siguruar të dhëna, të cilat krijojnë dyshimet e arsyeshme për përfshirjen e zyrtarëve policorë dhe doganorë në trafikun e lëndëve narkotike.
Sipas të dhënave të deritanishme hetimore, Prokuroria vlerëson se, bazuar në veprimet e punonjësve të policisë kufitare, të doganës dhe të agjentëve doganor, Qafë Thanë, si edhe atyre të Portit Durrës, Doganës Durrës dhe Doganës Tiranë, ekziston një formë e organizuar bashkëpunimi mes tyre për të realizuar kalimin e automjeteve kamion të mbushur me lëndë narkotike nga Shqipëria në Itali.
Të dyshuarit e këtij hetimi janë të përfshirë në njërin ose në të dy episodet, të cilat janë pjesë e të njëjtit procedim penal.
Në bazë të veprimeve të deritanishme hetimore për këtë rast, me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, gjykata ka caktuar masën e sigurisë ?arrest me burg? për shtetasit:
Ymer Blloshmi, doganier, përgjegjës turni, Qafë-Thanë
Iliras Malja, doganier pranimi/verifikimi, Qafë-Thanë
Maliq Kadilli, agjent doganor, Qafë-Thanë
Kastriot Topulli, agjent doganor, Qafë-Thanë
Gëzim Dervishi, specialist në Policinë e Portit Durrës
Mexhit Xhixha, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës
Roland Metani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës
Agron Kapllani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës
Gentian Selmani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës
Medi Demiri, kontrollor, Policia e Portit, Durrës
Fatmir Plaku, kontrollor, Policia e Portit, Durrës
Julian Doraci, Shef i Stacionit Policor, Porti Durrës
Edmond Luzi, doganier eksporti, Porti Durrës
Ylli Vogli, doganier peshore, Dogana Vorë (Tiranë)
Vladimir Ziu, doganier regjimi, Dogana Vorë (Tiranë)
Erald Kulla, agjent doganor, Dogana Vorë (Tiranë)
Behar Sula, kontrollor hyrje-dalje, Policia e Portit, Durrës
Nezir Bardhoshi, kontrollor hyrje-dalje, Policia e Portit, Durrës/CityNews
CityNews raportoi e para për kapjen e një sasie të madhe dro...
Një “furtunë” arrestimesh mësohet të ketë ndodhur në Policin...
Agjencitë e lajmeve njoftojnë se referendumi turk pritet të ...
Jeta juaj ne çift nuk do jete për asnjë moment e trishtuar s...
Nisur nga dita e sotme është rikthyer moti i branët dhe resh...
Shtetasit turq në Maqedoni dhe Kosovë kanë votuar pro reform...
U kthye në një nga çështjet më të diskutuara të javës, ajo ç...
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan më herët ka thënë se, v...
Deri më tani janë numëruar 99.33% e votave dhe janë 51.36% e...
Ditën e sotme, një 67-vjeçar është përplasur në Bulqizë nga ...
Duke filluar nga e hëna kjo javë pritet të jetë një nga më t...
U prezantua si pjesë e planit të përgjithshëm të Tiranës, po...
Kur vendosni të nisemi për një udhëtim, në shumicën e rastev...
Apple Inc ka siguruar një leje për të testuar automjete auto...
“Të ketë fëmijë një mushkë është po aq e pamundur sa të thuh...
Për shumë njerëz, dita nuk mund të nisë mbarë në qoftë se nu...
Ndërsa janë numëruar 98.40% të kutive, Presidenti turk, Rece...
Ditën e sotme Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një të ri ...
Mariza Ikonomi, këngëtarja e njohur shqiptare ditën e sotme ...
Ditët e fundit, moderatorja Luana Vjollca është vënë në qend...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...