web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ish deputeti socialist paralajmëron qeverinë/Mos e mbështesni Behgjet Pacollin, po dëmton natyrën

14 Prill 2017, 13:59, Aktualitet CNA

Marko Bello ish deputeti socialist, ditën e sotme në një postim në rrjetet sociale, ka kritikuar dhe ka paralajmëruar qeverinë e Ramës që të mos dalë në mbështetetje të kompanisë së Behgjet Pacollit, për të betonizuar Divjakën, ashtu siç është bërë me Durrësin, Golemin, Vlorën Sarandën, etj.

Marko Bello thotë se nëse çdo investim që bëhet në vend, dëmton në mënyrë të pakthyeshme natyrën, atëherë ai nuk duhet mbështetur nga qeveria.

?Pas betonizimit te plazheve te Durresit, Golemit, Shengjinit, Vlores e Sarandes, radha i ka ardhur Lagunes se Karavastase dhe plazhit te Divjakes.

Nje projekt i kompanise Mabetex Group te Bexhet Pacollit synon ngritjen e nje resorti turistik i cili do te strehoje 18 mije njerez.

Cdo investim qe rrit kapacitetet turistike, punesimin e shqiptareve dhe te ardhurat per shtetin dhe individin eshte per tu inkurajuar dhe mbeshtetur.

Por, nese ai demton ne menyre te pakthyeshme ate bukuri natyrore qe brezat kane ditur ta ruajne dhe zhvillojne, projekti nuk duhet mbeshtetur nga Qeveria.

Ose Bexheti, ose pelikani kacurrel. Divjaka nuk ka vend per te dy?, përfundon ish deputeti socialist./CityNews





Lajmet e fundit nga