web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha i përgjigjet direkt Ramës/ Nuk jemi bërë gazi i botës, por ti je turpi i Europës

14 Prill 2017, 10:26, Aktualitet CNA

Lulzim Basha, kreu i Partisë Demokratike i ka dhënë përgjigje Ramës teksa i kërkoi të vinte për dialog sepse ishin shndërruar në gazin e botës.

Në fjalën e  tij Basha tha se nuk ishin bërë gazi i botës, por Rama është bërë turpi i Europës bashkë me kriminelët, me të cilët ha edhe pi.

“Ne nuk duam pushtet në tavolinë ne duam që pushtetin njëherë e mirë ta kenë qytetarët dhe pranojë njëherë e mirë. Ti që thua se jemi bërë gazi i botës, kur në fakt ti je bërë turpi i Europës, me kriminelët me të cilët ha edhe pi. Po nuk i fsheh dot dhe nuk është për të qeshur, por është turpi i Shqipërisë, turpi i Europës. Ti je turpi i Shqipërisë dhe kërcënim për Shqipërinë dhe rajonin. Nuk ka asgjë për të qeshur dhe s?jemi mbledhur për të qeshur. Nëse ke vendosur t?i shkosh deri në fund rrugës bashkë me krimin, ky është kërcënimi i Shqipërisë. Nëse ka ardhur koha të zhduket një parti, të siguroj që nhuk është radha e PD, por e PPSH së rilindur me krimin. Prandja thirri mendjes se po qe për të zgjedhur mes votës së lirë dhe pluralizmit, atëherë je ti që do ta çosh PPSH e rilindur drejt asgjësimit.?/CityNews





Lajmet e fundit nga