web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Zien” koalicioni/Mehmetaj sulmon Spiropalin: Shpërndani mentalitet të vjetër

8 Prill 2017, 18:08, Aktualitet CNA

Përplasja mes dy forcave kryesore të koalicionit qeverisës PS-LSI duket se po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha, teksa në lojë janë future të gjithë eksponentët e të dyja palëve.

Kësaj here, përplasjeve në distancë i është bashkuar deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, e cila ka sulmuar hapur sekretaren për Rininë në PS-së, njëherësh dhe zëdhënësja e Kryesisë në selinë rozë, Elisa Spiropalin.

Mehmetaj theksoi se PS po shpërndan mentalitet të vjetër e për të marrë vëmendje të pamerituar.

MESAZHI I MEHMETAJT
Mendim?
?Nuk e kuptoj çfarë e shqetëson kaq shumë Elisa Spiropalin me besimin. Falë besimit dhe përgjegjshmërisë do të mund ti vijë radha edhe Elisës këto zgjedhje. Falë besimit që ne propozojmë dhe dekriminalizimit do dalin nga skena politike ca të tjerë të partisë së saj që nuk i hapnin rrugë.
Megjithatë Elisa, edhe në qoftë se të komplekson besa jonë, dëgjo thirrjen e atyre qindra FRESSHI-stëve në Apolloni që me gjithë çiltërsinë e moshës ju thanë se janë lodhur nga kjo kokëfortësi dhe ky negativitet që shpërndani kot dhe se e duan qeverinë e besim më shumë se kushdo tjetër.?
Ps. Të rinjtë e FRESSH-it do të ishin shumë më të suksesshëm nëse do të përfaqësoheshin nga bashkë moshatarë të tyre. Mos vazhdoni më të përdorni skenat e tyre, hapësirat e tyre, për të shpërndarë mentalitet të vjetër e për të marrë vëmendje të pamerituar./CityNews





Lajmet e fundit nga