web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Qeveria plan për të ndërtuar aeroport në Korçë

8 Prill 2017, 16:59, Aktualitet CNA

Thirrjen e ka dorëzuar në agjencinë e prokurimeve publike Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe ka vënë në dispozicion një shumë prej 73 mijë dollarësh për kompaninë që do të bëjë studimin e fizibilitetit.

Të kontaktuar nga Televizioni Klan, burime pranë ministrisë së Financave thonë se planet për ndërtimin e aeroporteve janë pjesë e listës së strategjisë të shpallur nga qeveria ?One Billion Euro Project? , të cilat do të bëhen sipas formulës partneritet publik ? privat.

Kryeministri Rama ka lajmëruar disa ditë më parë se janë disa kompani serioze që po kërkojnë të investojnë në fushën e aeroporteve në Shqipëri. Muaji prill shënon dhe 1 vjetorin e heqjes së ekskluzivitetit të ajrit për konçesionarin e Rinasit, gjë e cila do t?i mundësojë Shqipërisë të ndërtojë aeroporte të reja dhe të ulen çmimet e biletave, por deri më sot asnjë aeroport i ri nuk është hapur, edhe pse shpresat e para të qeverisë ishin për të vënë në punë atë të Kukësit.





Lajmet e fundit nga