web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Loja “Qeveri Teknike-Qeveri Besimi”/ Aleksandër Çipa korrekton Ilir Metwn

4 Prill 2017, 16:36, Aktualitet CNA

I prononcuar për CityNews, lidhur me diferencën që ekziston midis “Qeverisë Teknike” të artikuluar nga kryetari i opozitës Lulzim Basha, dhe “Qeverisë së Besimit”, të artikuluar nga kryetari i LSI-së, Ilir Meta,  pedagogu dhe analisti politik Aleksandër Çipa, ka analizuar si më poshtë”

“Do të duhej të sqarohej koncepti për ndryshimet mes Qeverisë Teknike dhe Qeverisë së Besimit… Si do të ndryshojë formula mes njerës dhe tjetrës? Kush janë garantet e besimit dhe si konceptohen ” të besuarit”. Kush është njësia vlerësuese e besimit dhe pse do të konsiderohen të besuar disa dhe te tjeret jo?! Ndarja e qeverisësve të tanishëm në të besuar dhe të pabesueshëm, mbart në thelb diaboli dhe fyen e injoron tronditshëm Sovranin. Këto lojra bëhen në prag të çastit kur Sovrani ka legjitimitetin të përcaktojë dhe zgjedhë qeverisësit e rinj.
Qeverisjet e salduara në rrugë manipulimesh dhe sidomos në tryeza portative oligarkesh politikë, janë të destinuara të ngrihen në terren dhe për kohë pa gravitet. Ato që dalin nga Sovrani, kanë legjitimitet dhe gravitet.

Për mendimin tim, këtij Parlamenti i ka mbetur vetëm një seancë mocioni besimi, përderisa nuk pati kurrë mocion mosbesimi, dhe me pas, nëse nuk rezulton ajo që kërkon opozita, një dorëheqje e kryeministrit Rama dhe futje në zgjedhje. Kriza që vjen nga lart, nuk është kurrësesi e njejte me atë që shpërthen nga qytetarët.

Kjo është arsyeja që shqiptarët janë bërë më të maturuar dhe më lexues nga sa mendojnë oligarkët e makutërisë së pashoqe në gjithë mender Lindjen që e shëmbi Perendimi dhe po e përfshin Europa. /CityNEWS





Lajmet e fundit nga