web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Drogë e madhe në Vlorë/Trafikantët mbushin malin e pyllin, 2 ditë operacion

4 Prill 2017, 16:18, Aktualitet CNA

Policia e Vlorës ka goditur një tjetër rast të trafikut të drogës, duke sekuestruar mbi 1 ton hashash. Lënda narkotike u kap në zonën e Karaburunit, gjatë një operacioni të gjerë anti-drogë të Policisë së Vlorës, saj kufitare, Njësisë Speciale ?DELTA? dhe Gdf.

Me gjithë kushtet shumë të vështira të terrenit dhe të motit, me një det me forcë 4-5 ballë, operacioni vazhdoi gjatë gjithë natës dhe në orët e paradites të datës 04.04.2017.

Si rezultat në gjirin e Bristanit (Karaburun) rreth 100 metra nga bregu i detit, në shkurre u bë e mundur zbulimi dhe sekuestrimi i mbi 1 ton lënde narkotike e llojit cannabis sativa.

Lënda narkotike ishte e paketuar në 96 pako të madhësive të ndryshme e destinuar për t?u trafikuar.
Operacioni është ende në vijim për kapjen e autorëve të mundshëm dhe të mjeteve të transportit. Territori po kontrollohet në një sektor të gjerë dhe të pyllëzuar.

Lënda narkotike po transportohet me mjetet lundruese të GdF për në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë./CityNews





Lajmet e fundit nga