web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E mitura seks me të dashurin/Shoku i filmonte dhe ...!

2 Prill 2017, 20:36, Aktualitet CNA

Gjetja e dy paketave cigaresh në duart e një nxënëseje të klasës së tetë, K.A., në ambientet e shkollës nga drejtoresha ka zbuluar më pas historinë tronditëse, ku e mitura ishte përfshirë.

Duke u shfajësuar, ajo ka rrëfyer se paketat nuk ishin të saj dhe se duhet t?ua dorëzonte ato dy djemve, një prej të cilëve ish-i dashuri i saj, të cilët e kërcënonin me publikimin e një videoje intime.

Të dyve ajo herë pas here u jepte edhe shuma parash. Me tej është njoftuar policia, e cila ka bërë ndalimin e dy minorenëve, që në orën e pushimit kanë ardhur të marrin ?gjobën?. Sipas arsyetimit të gjykatës, vajza e mitur ka krijuar një lidhje dashurore me një prej djemve gjatë së cilës kanë konsumuar edhe marrëdhënie seksuale.

?Gjatë kësaj lidhjeje ata shoqëroheshin shpesh të tre, ku shtetasi Erald R., në dijeninë dhe të tyre, iu bënte fotografi me telefonin e tij celular gjatë çasteve intime. Duke i bërë presion nëpërmjet këtyre fotografive, presion ky i shtuar me pretekstin se dispononin dhe video gjatë kryerjes së marrëdhënieve seksuale me të pandehurin Erald R., të pandehurit Erald R. dhe Ervis K., në marrëveshje ndërmjet tyre, kanë detyruar shtetasen K.A. t?u japë atyre lekë dhe paketa cigaresh?, thuhej në dosjen gjyqësore.





Lajmet e fundit nga