Rama fluturon drejt Zvicrës sapo kthehet nga Franca/Zbardhet takimi me Presidenten
Presidentja e Zvicrës, Doris Leuthard, mirëpriti sot kryemin...
Nuk kam ndonjë simpati, as respekt si politikan për deputetin Myslim Murrizi, por në incidentin që ai ka pasur me një polic të qarkullimit rrugor, ka mbështetjen time.
Nga dialogu që pamë në videoregjistrim del se polici Agron Voga nuk ka vepruar aspak ligjërisht, ndonëse çdo moment pretendon se vepron në emër të ligjit. Në emër të cilit ligj vepron ky polic kur ai demonstron se nuk njeh as rreshtin e parë të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë. Kodi Rrugor, që në nenin 1 të tij bën fjalë dhe sanksionon rregullat e qarkullimit (rrugor), jo të trafikut, siç flet ky injoranti me uniformë.
Për ?trafik? flet një tjetër kod ligjor i Republikës së Shqipërisë, që është Kodi Penal, por në këtë rast bëhet fjalë për trafikun e drogës.
Polici i shtetit ka detyrim të flasë në gjuhë ligjore dhe këtë gjë e pretendon ky polic injorant, por megjithatë flet në terma informale, në zhargon. Nuk është polic, por palaço-polic. Le të shkojë në cirkus, le të shkojë në ?Portokalli? për ta treguar talentin e vet, por nuk ka vend në rrugë, si përfaqësues i ligjit.
Kur një polic nuk flet as minimalisht në gjuhën e ligjit, atëherë është i pabesueshëm në gjithçka që thotë. Gjithçka mbaron këtu. Është si ajo barcaleta ku ?kirurgu? i thoshte bisturisë ?brisk?.
Kur një polic flet për ?trafik? atje ku ligji flet për ?qarkullim?, atëherë qytetari ka të drejtë të thotë se mos e kanë ndaluar trafikantët e drogës të veshur si policë të shtetit.
Nga dialogu, shihet se konflikti ka ardhur për shkakun se polici i thotë qytetarit që ky është në shkelje të rregullave, pa rrip sigurimi, por megjithatë i thotë se këtë informacion e ka nga komandanti i trafikut! Domethënë këtë konstatim nuk e bën polici Agron Voga. Që do të thotë se qytetari Murrizi është në rregull në momentin e ndalimit nga ky polic.
Polici Agron Voga i shmanget pyetjes së qytetarit-deputet që kërkon të sqarojë pikërisht këtë çështje, madje e kërcënon qytetarin me sanksione nëse ky do të vazhdojë të ushtrojë të drejtën e tij të ligjshme për të kërkuar sqarime. Merret vesh, polici është trembur kur ka parë se po filmohej.
Sipas ligjit, qytetari nuk duhet të debatojë me policin, por t? i bindet atij. Por ky detyrim ligjor i qytetarit vjen pasi polici të ketë përmbushur detyrimin ligjor që të komunikojë me qytetarin sipas ligjit. Domethënë, polici Agron Voga duhet të kishte komunikuar me qytetarin deputet Myslim Murrizi kështu:
?Përshendetje zotëri, une jam polici i qarkullimit rrugor Agron Voga, dhe ju kam ndaluar për arsye se kam një të dhënë nga eprori im, shefi i Policisë së Qarkullimit Rrugor, që ju sot në x vend dhe në x kohë, keni kryer një shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor duke mos e pasur të vendosur rripin e sigurimit gjatë lëvizjes me automjetin tuaj.?
Pas kësaj qytetari i ndaluar kishte të drejtë t? i kërkonte policit që të saktësonte nëse ky vetë kishte konstatuar ndonjë shkelje të rregullave në momentin e ndalimit.
Polici duhet t? i përgjigjej kësaj pyetjeje me sinqeritet dhe përgjegjshmëri.
Gjithashtu, meqënëse polici e ndaloi qytetarin kishte detyrim ta sqaronte se kush dhe si e kishte konstatuar shkeljen. Për mund ta vinte në kontakt edhe me shefin e tij i cili u kuptua se po e ndiqte ngjarjen në radio, madje ndërhyri disa herë duke komunikuar me vartësin e tij.
Nuk kishte asgjë të keqe që shefi të kishte komunikuar drejtpërdrejt me qytetarin-deputet dhe t? i kishte dhënë sqarime. Meqënëse Policia Rrugore zgjodhi ta ndalonte qytetarin në rrugë, për një ngjarje jo të atypëratyshme, atëherë kishte detyrim t? i jepte sqarime të atypëratyshme.
Z. Murrizi ka bërë gabim që ka dëgjuar këshillat juridike të atyre që i kanë thënë ta heqë videon. Ai jo vetëm nuk duhet ta hiqte videon me sharje, por duhet t? i shumëfishonte ato. Sepse ai, as si deputet, as si qytetar, nuk ka detyrim të përballet me njerëzit e trafikut, por me ata të qarkullimit rrugor.
Kur Policia e Shtetit keqtrajton kështu një deputet, i cili për më tepër po e filmon ngjarjen, imagjinoni si sillet me një qytetar të çfardoshëm. Çfarë duhet të bëjnë qytetarët atëherë kur ndalohen në rrugë nga policë të qarkullimit rrugor si ky Agron Voga, t? i trajtojnë këta policë sikur t? i ketë ndaluar një bandit me fytyrën e mbuluar me maskë ndaj të cilit kanë të drejtën e vetëmbrojtjes, nëse kanë guxim dhe fuqi. Domethënë t? i kapin për fyti dhe t? ua thyejnë kokën në vendngjarje, atje te rrota e parë e makinës. Sepse duket se nuk i ka mbetur tjetër mënyrë qytetarët për t? u mbrojtur nga banditët e uniformuar.
Z. Murrizi duhet të bëjë kallzim penal për shpërdorim detyre dhe kryerje të veprimeve arbitrare ndaj policit dhe shefit të tij ?komandantit të trafikut?.
Është e neveritshme sjellja e Fred Eunukut që vetëm me gazetarinë nuk ka të bëjë, i cili i kërkon Lulzim Bashës që ta dënojë sjelljen e deputetit të vet. Fred Eunuku është qytetar amerikan dhe mund të na ndriçojë për atë nëse kjo video do të ishte shfaqur në SHBA, cili do të dënohej, polici apo deputeti?
Këtë Agron Vogën bëjnë mirë ta kthejnë atje në fshatin Halilaj të Krujës nga ku ka ardhur, të ruajë delet. Në mos qoftë edhe atje ilegal, sepse origjinën e ka nga katundi Kroi i Fokës./CityNews
Presidentja e Zvicrës, Doris Leuthard, mirëpriti sot kryemin...
Nëndetsja turke TCG I Inonu (S 360) po qëndron në Portin e D...
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë fshatin Halili të Krujës. ...
Policia ka sekuestruar 70 kilogramë drogë në një makinë, e c...
Zëvendëskryeministri Niko Peleshi ishte sot në Kamenicë të K...
Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Lushnje, Myslim M...
Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Lushnje, Myslim M...
Rreth 400 persona janë helmuar mbrëmë në fabriken për prodhi...
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka reaguar ...
Policia e Durrësit ka shoqëruar në polici vëllain e ministri...
Avokati i Popullit publikon, listën e kandidatëve që kanë p...
Për arsye të mos arsyes, Kontrolli i Lart i Shtetit më vuri ...
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Luan Rama, foli për krizën...
Mesazhi politik i Lulzim Bashës, sot në ditën e 42-të protes...
Paraditen e 42-të, në Sheshin e Lirisë, kreu demokrat Lulzim...
Një 57 vjeçar ka rrëfyer historinë e dhimbshme të jetës së t...
Fotoja e parëështë shkrepur gjatë ceremonisë së dekorimit të...
Takimi i fundit mes përfaqësuesve të NATO-s dhe Rusisë nuk s...
Një fëmijë 12 vjeçar me inicialet O.M., është larguar sot n...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...