web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Artan Hoxha flet me emra/3 politikanët që përgjakën zgjedhjet në Lezhë

30 Mars 2017, 19:18, Aktualitet CNA

Gazetari Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë, teksa ka analizuar zgjedhjet e vitit 2013. Hoxha u ndal te situata e krijuar në qarkun e Lezhës, në të cilin zgjedhjet e përgjakën.

Sipas tij, kjo ndodhi pasi të trija palët kryesore, PS-PD-LSI, u përpoqën ta katapultonin këtë qark.

Më tej, gazetari Hoxha tha se përgjegjësit e përgjakjes në këtë qark janë 3 personazhet politikë, Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta.

?Autorët dhe përgjegjësit e asaj që ndodhi në qarkun e Lezhës janë ata që kanë bërë listat. Përgjegjësit janë Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta. Në këtë qark kishte 3 grupe shumë të forta, që lëviznin me eskortë. Ky është qarku me më shumë incidente, janë goditur kandidatët. Të treja palët u përpoqën ta katapultonin këtë qark?, tha Hoxha./CityNews





Lajmet e fundit nga