web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Në Ankona kapen vetëm 2 tonë drogë “durrsake”

30 Mars 2017, 18:25, Aktualitet CNA

Përsëri kapet sasi masive droge në Ankona e ardhur me tragetin e Linjës Durrës-Ankona. Si zakonisht skaneri ultramodern në Portin e Durrësit nuk arriti ta zbulojë sasinë modeste prej vetëm dy tonësh kanabis të ngarkuar në trajler dhe të fshehur nën një ngarkesë legjitime prej karton-xhesi.

Atë, që nuk e bëri skaneri ultramodern në Durrës, e arriti qeni antidrogë Barnet i financierëve të Ankonës, I cili e zbuoli sasinë relativisht të madhe të drogës. Pasi u shkarkua e u peshua 2 tonshi i drogës, finacierët e Ankonës arrestuan në kushtet e flagrancës 3 shqiptarë si të përfshirë në këtë trafik internacional droge.

Financierët e Ankonës kanë vënë bast që brenda muajit mars do të tejkalojnë rekordin e muajit shkurt prej 8 tonelatash drogë. ?Kanarinat? në ANkona shpresojnë, që jo vetëm të kalojnë rekordin e drogës, por edhe të kapin ndonjë sasi armësh e municionesh të ardhur nga Durrësi për në Ankona./GJERGJ THANASI

http://www.ilrestodelcarlino.it/ancona/cronaca/sequestro-droga-1.3002579





Lajmet e fundit nga