web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Deputeti i PS-së ironizon Kryemadhin/Do merrni 40 deputetë? Kujdes Monika, se ...!

29 Mars 2017, 15:41, Aktualitet CNA

Deputeti i Partisë Socialiste, Vladimir Kosta, i është përgjigjur ka komentuar deklaratën e deputetes së LSI-së, Mikona Kryemadhi.

Kjo e fundit tha sot se LSI do të marrë 40 deputetë në zgjedhje, duke shtuar se për të qenë kryeministër nuk është vetëm vota që e përcakton, por edhe fakti se sa i pranueshëm apo i urryer je.

Referuar kësaj deklarate, Kosta i bën thirrje Kryemadhit të bëjë kujdes, pasi sipas tij, po ia dha mendja Ramës është e vështirë të dalin më vete. Më tej, ai shton përmes ironisë se është e sigurt që LSI do fitojë jo 40 por mbi 40 deputetë.

?Është e sigurt Monika që fitoni, jo 40, mbi 40 fitoni …. ! Mos e humbni këtë shans !!!! Se po ja dha mendja Ramës, vështirë të dilni më vete. Kujdes Monika!?, shkruan Kosta./CityNews





Lajmet e fundit nga