web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha ngre alarmin në Kongresin e PPE/Kush i mbron parcelat me drogë

29 Mars 2017, 14:40, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte i pranishëm në Kongresin e Partive Politike Evropiane. Gjatë fjalës së tij në Kogres, Basha ngriti shqetësimin se 75% e territorit të vendit tonë është mbushur me parcela me drogë.

Basha theksoi se Shqipëria është vendi i parë për prodhimin e marijuanës, ndërsa parcelat e drogës ruhen me persona të armatosur.

?Shqipëria vendi i parë për prodhimin e marijuanës. Në 75% të territorit, dhjetëra parcela droge. Parcelat e drogës ruhen me persona të armatosur. Trafiku i drogës sjell të ardhura të shumta. Kjo është përgjegjësia e qeverisë, pasi është bashkëpunëtore me krimin?, tha Basha.

Ndër të tjera, ai akuzoi nga Malta qeverinë, që sipas tij, kërkon të manipulojë zgjedhjet.

?Qeveria po kërkon të manipulojë zgjedhjet. Nuk pranojnë votimin e numërimin elektronik. Shqiptarët ju bashkuan protestës në 18 shkurt. Beteja jonë për zgjedhje të lira do të vazhdojë?, theksoi ai./CityNews





Lajmet e fundit nga