web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kamioni i merr jetën 3 fëmijëve në Kinë/ Ja video-ja tmerruese

28 Mars 2017, 15:25, Aktualitet CNA

Një kamion i ka marë jetën tre fëmijëve në rrugët e Kinës. Duket se vizat e bardha nuk kanë asnjë efekt, ndërsa fëmijët  kalojnë në turmë. Video shokuese nuk ka nevojë për komente, ndërsa mediat e huaja bëjnë me dije se tre fëmijë kanë ndërruar jetë.

Pamjet filmike që vijnë nga rajoni jugor i Guangxi janë shokuese. Një prej viktimave vdiq në vend, ndërsa dy të tjerët ndërruan jetë në spital.

Shoferi ka përfunduar në pranga për vrasje, ndërsa autoritetet nisën menjëherë një hetim mbi ngjarjen e rëndë. /CityNews





Lajmet e fundit nga