web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbulohen një ton kanabis në një magazinë në Berat/ Shtatë persona në kërkim

23 Mars 2017, 15:40, Aktualitet CNA

1 ton kanabis sativa është sekuestruar sot nga policia në qarkun e Beratit.

Lënda narkotike është gjetur e fshehur në një magazinë në fshatin Lapan, ndërsa policia shton se shtatë persona janë shpallur në kërkim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Magazina ishte ngritur në një kapanon të braktisur. Po të njëjtat burime shtojnë se magazina shërbente për tharjen dhe paketimin e drogës. /CityNews





Lajmet e fundit nga