web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shkatërrohet rrjeti i prostitucionit në Tiranë/6 të arrestuar (Emrat-Video)

22 Mars 2017, 08:38, Aktualitet CNA

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin ?FREE TIME?, duke arrestuar 6 persona.

Gjithashtu, janë shpallur në kërkim 3 persona të tjerë dhe është proceduar në gjendje të lirë një tjetër.

Aksioni u zhvillua në bashkëpunim me Prokurorinë për Krime të Rënda, ku u arrestuan shtetasit ë mëposhtëm:

?M. Thanas, 26 vjeçe, banuese në Tiranë. (Neni 114)
?M. Çela, 38 vjeç, banues në Tiranë (Neni 114)
?D, Haka, 34 vjeç, banues në Tepelenë (Neni 113)
?R. Zhitoni, 39 vjeç, banues në Tiranë (Neni 113)
?K. Zhilla, 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale të “Mos kallëzimit të krimit?(Neni 300)
?D. Sharra, 27 vjeç, banues në Tiranë (Neni 114 dhe 236)

Proçeduar në gjendje të lirë shtetasja:
-T. Gj., 27 vjeçe, banuese në Tiranë (Neni 113)
Janë shpallur në kërkim shtetasit B. O., E.I., F. Sh., për veprën penale të “Shfrytëzimit të Prostitucionit?, parashikuar nga Neni 114 i Kodit Penal.
Në kuadër të këtij operacioni është bërë e mundur të dokumentohet veprimtaria kriminale e shtetasve të mësipërm, të cilët në kohë dhe vende të ndryshme në qytetin e Tiranë kanë shfrytëzuar, ndërmjetësuar dhe marrë pagesa për prostitucion në vlerën që varionin nga 50-100 euro.

Personat e dyshuar si organizatorët e këtij aktiviteti më konkretisht, M. Thanas dhe M. Çela kanë ndërmjetësuar për të ushtruar prostitucion tek shtetasja T. Gj., dhe më datë 20.03.2017 rreth orës 23:00 janë kapur në flagrancë në ambientet e një hoteli në periferi duke ushtruar prostitucion në grup, me klientët R. Z., D. K., dhe K. Zh.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

-1 automjet tip “Hyundai”
-4 aparate telefonik,
-20000 lekë të reja,
-2 doza kokainë dhe sende për përdorim narkotikësh dhe një dozë e dyshuar e llojit “Cannabis Sattiva”, e prova të tjera që i shërbejnë hetimit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale të ?Trafikimit të personave të rritur? dhe ?Shfrytëzimit të prostitucionit?, parashikuar nga Neni 110/a dhe 114 të Kodit Penal./CityNews





Lajmet e fundit nga