web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Identifikohet kufoma e Zvërnecit/Kush është pronari i bilardos

22 Mars 2017, 07:33, Aktualitet CNA

Policia ka identifikuar viktimën e gjetur dy ditë më parë në Zvërnec të Vlorës. Mësohet se është 32-vjeçari Loni Isai.

Sipas uniformave blu, i riu ishte pronar i një bilardoje në qytetin e Vlorës. Identifikimi i 32-vjeçarit u bë pas rezultatit të ADN-së. Megjithatë, ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së tij.

Ngjarja ndodhi më 9 mars, kur trupi i pajetë u gjet i mbuluar nga rëra dhe në gjendje të dekompozuar.

Peshkatarë të zonës njoftuan policinë rreth orës 08:30 të asaj dite se kishin gjetur anës detit një kufomë të seksit mashkull./CityNews





Lajmet e fundit nga