web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Manjani “zbulon” bisedën/Çfarë i tha Tahiri Ramës kur i kërkoi dorëheqjen

21 Mars 2017, 14:59, Aktualitet CNA

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka komentuar largimin e Saimir Tahirit nga detyra e ministrit të Brendshëm. Manjani ka zbuluar bisedën, që sipas tij, është bërë mes Tahirit dhe Ramës, kur ky i fundit i ka kërkuar dorëheqjen.

Në një intervistë për ?Shuplaka?, Manjani tha se ish-ministri Tahiri nuk pranoi të japë dorëheqjen pasi ishte luajal ndaj shefit të tij.

?Pse duhej të dorëhiqej?! Ishte luajal ndaj shefit të tij. ?Unë bëra çfarë më the ti, tani pse më faturon kostot e tua?, këtë duhet të ketë thënë.

Mua më shqetëson kjo gjë që e kam thënë: duhet lënë polici të bëjë punën e vet, hetuesin të bëjë punën e vet, prokurorin të bëjë punën e vet. Ministrat bëjnë koordinimin, bashkërendimin e gjësë, por jo zëdhënien e policisë. Dolëm ne ?Kapëm grabitësit?. Çfarë grabitësish kapën?! Sukses i madh i ministrit të B rëndëshëm se u kapën ca grabitës. Po ç?domethënë?! Po policët ku janë?!

Dhe fundi i historisë që tregon realisht çfarë shërbimi policimi u krijua, edhe për shkak të mungesës së përvojës. Tentoj ta quaj mungesë përvojë, për të mos spekuluar më shumë, na doli që ishte polici politike. Ç?ishte ajo ?Faleminderit Saimir!??! Policia e Shtetit falenderon Saimirin?! Po ç?domethënë kjo?! Në cilin vend të NATO-s, apo BE-së dalin policë edhe i thonë ?Faleminderit? një ministri që ikën. Ç?është kjo?! Përveçse militantët e partisë nuk ka kush ta bëjë tjetër dhe kjo është një gjë që lë një shije shumë të keqe në kuptimin e shtetit, ligjit, e funksionimit të jetës politike. Pa diskutim që Partia Socialiste paska disa militantë në polici. Dhe pastaj vijmë te arsyetimi i ditëve të sotme. Kush do na garantojë zgjedhje ne? Këta që thonë ?Faleminderit Saimir??!?, deklaroi ish-ministri Manjani./CityNews





Lajmet e fundit nga