Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Prokuroria e Korçës ka zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur para 4 ditësh në Devoll, ku humbi jetën shtetasi Zarif Alliu. Nga hetimet e Prokurorisë rezulutoi se vrasja ka ndodhur për çështje droge, pasi autori i vrasjes i kishte viktimës Alliu 12 mijë euro borxh për transportin e drogës nga kufiri i gjelbër. Po kështu në dosje rezulton se personi që i ka bërë pritë Alliut ishte nga Shqipëria e Mesme ose nga veriu i vendit.
Por mësohet se autori nuk ka vepruar i vetëm. Një nga dëshmitarët e ngjarjes ka identifikuar një prej personave që morën pjesë në krim, i cili është shtetasi David Myrte, 25 vjeç, i dënuar më parë në Greqi për trafik droge. ?BalkanËeb? publikon të plotë dosjen hetimore të organit të akuzës lidhur me këtë ngjarje kriminale.
DOSJA E PROKURORISË
Në datë 18.03.2017, rreth orës 20.40, është marrë informacion se në vendin e quajtur fshati Braçanj, rrethi Devoll janë gjetur të dëmtuar tre shtetas të cilët kanë kërkuar ndihmë në fshatarët. Të dëmtuar janë shtetasit Zarif Alliu, Daniel Tole dhe Mendar Burnazi. Njoftimi është bërë nga fshatarë të zonës ku kishin trokitur të dëmtuarit Daniel Tola dhe Mendar Burnazi për ndihmë.
Në momentin e parë ka shkuar Policia e Komisariatit të policisë Devoll, ku gjatë intervistimit të njërit prej të dëmtuarve konkretisht Danjel Tola jemi orientuar mbi ngjarjen, pasi i dëmtuari tjetër Mendar Burnazi si argumente të ngjarjes i lidhte me emigrimin nga kufiri jeshil, ndërsa i dëmtuari Daniel Tola nuk nxirrte këtë argument thjesht që kishte shkuar për të marrë shokët e tij pasi e ishte kërkuar nga Mendari në telefon. Sipas shtetasit Daniel Tola, pasi është telefonuar nga Mendari i është kërkuar të shkonte në fshatin Brançanj se dhe taksinë që do merrte do ja paguante ai. Ka marrë taksi në qytetin e Bilishtit dhe është nisur në drejtim të fshatit Braçanj.
Taksia kushtonte 1500 lekë. Në momentin që është afruar në fshat nga numri i Mendarit është telefonuar sërish duke e orientuar për të qëndruar në afërsi të fshatit në rruga që njihet si rruga e varrezave rreth 20 metra pa hyrë në fshat. Në momentin e qëndrimit nga një magazinë aty afër ka dalë një person që i dëmtuari e përshkruan në deklarimet e tij, i ka parë fytyrën në ndriçimin e makinës dhe ka fiksuar xhupin që mbante veshur ky person.
Personi që ka dalë nga kjo magazinë i ka kërkuar Danielit të largohet 100 metra nga makina, ka shkuar dhe ka paguar taksinë dhe më pas e kanë marrë me forcë dhe e kanë çuar në afërsi të varrezave ku ka parë disa persona në errësirë dhe të shtrirë dhe të dëmtuar Zarif Alliu dhe Mendar Burnazin, ku i është kërkuar nga personat e tjerë që t?i merrte të dëmtuarit të kujdesej për ta dhe më pas autorët janë larguar nga fshati duke i lënë atje.
Më pas kanë kërkuar ndihmën e familjarëve në banesat aty pranë. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes u konstatuan gjurmë biologjike të freskëta njollash të kuqërremta si ato të gjakut, bisht cigare dhe pjesë sendesh të forta me njolla të kuqërremta si ato të gjakut (copa druri). Dy bidonë plastikë të vëllimeve 0.5 litër dhe 1. litër ku nga përpunimi në kushte laboratorike u përftua një gjurmë papilare gishti për të cilën u bënë vendimet daktiloskopike përkatëse.
I dëmtuari Zarif Alliu dhe Mendar Burnazi për shkak të dëmtimeve u transportuan në spitalin civil Korçë dhe si pasojë e dëmtimeve të mëdha shtetasi Zarif Alliu ka ndërruar jetë në orën 06.40 minuta. Nga të dhënat e pata të administruara në lidhje me hetimin rezulton se shtetasit e dëmtuar, viktima Zarif Alliu dhe i dëmtuari Mendar Burnazi dyshohet të kenë patur aktivitet kriminal në drejtimin e transportit të lëndëve narkotike nëpërmjet kufirit të gjelbër në zonën e rrethit të Devollit i cili duhet të jetë dhe motivi i kësaj ngjarje.
Ku në deklarimin e mëvonshëm marrë nga i dëmtuari Mendar Burmazi mësojmë se viktima kishte patur marrëdhënie me një shtetas ende të paidentifikuar i cili i ka ngritur pritë duke i marrë nga një pikë takimi përgjatë rrugës nacionale Korçë-Bilisht dhe i ka çuar në fshatin Braçanj tek varrezat ku sapo zbritën kishte persona të tjerë që i prisnin me sende të forta nëpër duar dhe ndaj tyre është përdorur dhunë barbare por më shumë mbi Zarifin pasi inati dhe problemi ishte me Zarifin ku i dëmtuari shprehet se ishte një detyrim që i duhej paguar nga personi që ai identifikon si ?dajo? jo nga zona e Korçës por nga Shqipëria e Mesme ose e Veriut në një shumë prej 12000 euro për transport të lëndëve narkotike.
Nga informacioni i marrë në këtë zonë për persona të përfshirë në këtë rrjet të trafikimit të lëndëve narkotike dhe të dyshuar për këtë ngjarje janë marrë dhe shoqëruar persona të ndryshëm nga fshati Braçanj ku ka ndodhur dhe ngjarja sipas përshkrimeve të bëra nga i dëmtuari i tretë Daniel Tole.
Në veprimin procedural të paraqitjes për njohje shtetasi Daniel Tole ka njohur ndër të tjerë shtetasin David Myrte, i datëlindjes 1992, në Korçë, fshati Braçanj, i dënuar me parë, si një nga autorët e ngjarjes të mësipërme. Shtetasi David Myrte ka qenë më përpara i dënuar në shtetin grek për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike./CityNews
Ambasadori i SHBA, Donald Lu, zhvilloi sot një takim me ish-...
Një operacioni i madh antidrogë është zhvilluar mes Policisë...
Në ditën e 32-të të protestës për zgjedhje të lira e të nder...
Intervista e Lulzim Bashës dhënë mbrëmë tek “Tonight Ilva Ta...
Ambasadori Donald Lu, gjatë mesditës së sotme është drejtuar...
Kreu i LSI-së, Ilir Meta, ka sqaruar deklaratat e nënkryetar...
O, si nuk kam një grusht të fuqishëm! Malit, që hesht, mu n...
Referuar debatit mbi shumën e marë nga Anila Basha nga ana e...
KQZ ka marrë vendimin për të plotësuar vendet vakante të anë...
Vetem pas 12 vjetesh, KOP-it me ne fund i zbardhet akronimi ...
Kreu i Grupit të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, ka reaguar...
Sot kryeministri Rama ka uruar “Mirëmëngjes” të gjithë shqip...
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i pranishëm në konferenc...
Përmes një postimi në rrjetet sociale, një reagim ka ardhur ...
Në një analizë të agjencisë gjermane të lajmeve, dpa drejtoh...
Një i ri i shpallur në kërkim, pasi ishte dënuar për “vjedhj...
Në sajë të operacionit të koduar “Shop”, blutë e Fierit kan...
Ndonëse jemi në stinën e pranverës, gjatë ditës së sotme nuk...
Mediat italiane raportojnë se në orët e para të ditës së mar...
Kryebashkiaku i Kamzës z. Xhelal Mziu me shumë zgjuarësi e g...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...