web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ju dhemb kurrizi/ Ja si ta kuroni

11 Mars 2017, 21:07, Lifestyle CNA

Masazh me varja: Për këtë mund t përdorni vaj susami ose arre kokosi. Mund të fusni në vaj disa pika nga esenca ose vajra terapeutikë të një cilësie të lartë.

Mund të filloni duke fërkuar lehtë me vaj zonën e qafës, shpatullat, bërrylat dhe parakrahët. Më pas vazhdoni duke u zhvendosur në fundshpine, gjunjë dhe thembra. Provoni terapitë e ftohjes dhe ngrohjes: alternoni terapitë për 20 minuta. Për terapinë e ftohjes mund të përdorni kubikë akulli të vendosur në peshqir.

Kërkojini një pjesëtari të familjes t?ju masazhojë shpinën me alkool. Para se të nisni masazhin, pastroni lëkurën fillimisht dhe më pas spërkatni pak alkool dhe filloni të masazhoni me kujdes lëkurën.

Zieni 1 litër ujë me ¼ litër uthull molle dhe shtoni 2 lugë gjelle rozmarinë. Lëreni të ftohtë pak dhe pastaj merrni një peshqir të pastër, e njomni tek përzierja dhe aplikojeni në pjesët ku keni dhimbje. Provoni të flini në pozicionin e fetusit, duke vendosur një jastëk mes gjunjëve. Nëse flini me shpinë, vendosni një jastëk poshtë gjunjëve.





Lajmet e fundit nga