web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Luan Rama me përfaqësuesit e OSBE/ODIHR/Ja problemi më i madh i zgjedhjeve

7 Mars 2017, 12:31, Aktualitet CNA

Kryetari i grupit Parlamentat të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, ka pritur në një takim disa përfaqësues të OSBE/ODIHR. Gjatë këtij takimi, Rama shoqerohej nga deputetet Kejdi Mehmetaj si edhe znj. Silva Caka.

Në këtë takim Luan Rama shprehu hapur bashkëpunimin e LSI me OSBE- ODIHR. Rama ka treguar se fajtor për mungesën e besimit nga qytetarët është pikërisht përgjegjësi e klasës politike.

Gjithashtu, z. Luan Rama u shpreh se Lëvizja Socialiste për Integrim është e hapur për bashkëpunim me OSBE-ODIHR-in dhe se kasa politike është përgjegjëse për mungesën e besimit. Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së theksoi se listat e hapura mundësi reale që qytetarët të zgjedhin, jo vetëm të votojnë.

?Problemi më i madh është mungesa e besimit. Nuk janë reflektuar rekomandimet e OSBE-ODIHR-it në kodin zgjedhor. Lëvizja Socialiste për Integrim është e hapur për bashkëpunim me OSBE-ODIHR-in. Klasa politike është përgjegjëse për mungesën e besimit. Gjithashtu, listat e hapura mundësi reale që qytetarët të zgjedhin, jo vetëm të votojnë?, – deklaroi ndër të tjera Kryetarit i Grupit Parlamentar të LSI-së, z. Luan Rama gjatë takimit me misionin e OSBE-ODIHR-it./CityNews





Lajmet e fundit nga