web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Analistët firmosin për partinë e Blushit/ LIBRA në zgjedhje

7 Mars 2017, 20:18, Aktualitet CNA

Mbështetja e qytetarëve për partinë më të re në vendin tonë, LIBRA, për t?iu dhënë mundësia për të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit, sa vjen e po rritet. Gazetarja Eni Vasili ka firmosur live gjatë emisionit ?Studio e Hapur? për t?i dhënë LIBRA-s, mundësinë për të marrë pjesë në zgjedhje.

?Asnjë force politike nuk mund t?i mohohet e drejta për të marrë pjesë në zgjedhje?, u shpreh Eni Vasili.

Sakaq, formularin për t?i dhënë mbështetje LIBRA-s e kanë firmosur edhe panelistët e ftuar në studion e ?News 24?, Lorenc Vangjeli dhe gazetari Arion Sulo.

Vasili: Si shkon mbledhja e firmave?
Blushi: Bashkë me firmën tënde do të ishin 5001, nëse firmos sonte për ne.

Vasili: Pse jo, nëse keni një formular tani?
Blushi: PO. Do ta firmosni tani live?

Vasili: PO. Tani.
Blushi: KQZ tregoi se është plotësisht militante, duke refuzuar regjistrimin e KQZ në zgjedhje. KQZ e personalizuar raport me LIBRA-n. ne kemi dy mandate në fakt në Parlament, por KQZ nuk na e quan. Ligji për kon 5 mijë firma për të marrë pjesë në zgjedhje. LIBRA do t?i bëjë 10 mijë firma.

Vasili: Është një vendim politik sipas jush?
Blushi: Është një thirrje për të gjithë ata që na shikojnë, që të na mbështetur për të hyrë në zgjedhje. Kaq kërkojmë. Kujdes kur ta nënshkruash se një gabim i vogël, dhe KQZ nuk ta quan.





Lajmet e fundit nga